Kreu Sociale Ekonomia pyjore ne fokusin e pushtetit mediatik

Ekonomia pyjore ne fokusin e pushtetit mediatik

86
0

Ekonomia pyjore ne fokusin e pushtetit mediatik
Sfond i përgjitheshëm
Ekonomia pyjore në Shqipëri gjatë gjithë këtij tranzicioni të gjatë ka pësuar shumë dëmtime si në fushën ekonomiko-mjedisore, ashtu edhe institucionale.
Sipas studimit të FAO-s në vitin 2017, disa nga arsyet kryesore të degradimit të pyjeve janë:
“Reformat” në administratën pyjore. Rënia e madhe e administratës pyjore u agravuar gjithnjë e më shumë si problem. Specialist pyjesh,të cilët janë zëvendësuar me staf të ri jo profesional në menaxhimin e fondit pyjor në mënyrë të qëndrueshme.
Prishja e strukturës organizative të pyjeve. Që nga krijimi i administratës pyjore ka qenë një administratë e centralizuar nën Drejtorinë e Përgjithshme të pyjeve, nën varësinë e Ministrisë së Bujqësisë, deri në vitin 2005, kur kjo drejtori u shpërbë përfundimisht.
Shkëputja e administratës pyjore nga pyjet. Çdo sipërfaqe pyjore mbulohej nga një specialist pyjesh. Ai ishte përgjegjës për gjithçka ndodhte në zonën e tij pyjore (prerje, zjarre, punime pyjore etj). Tashmë nuk është individuale por kolektive (dmth e askujt), për të gjithë sipërfaqen pyjore të bashkisë.
Mungesa e një strategjie dhe kuadri ligjor funksional për pyjet. Sasia e druve të zjarrit të prera në Shqipëri rezulton të jete rreth 2.6 milion m3. Kjo sasi është më shumë se dyfishi i volumit të pyjeve që rriten, duke qenë se rreth 20% e këtij volumi mbetet në pyll, duke e çuar sasinë e druve të zjarrit që pritet në rreth 3.1 milion m3/vit.
Mungesa e investimeve në pyje. Deri në vitin 1990 në Shqipëri pyllëzoheshin mesatarisht rreth 5000 ha me pyje (10-15 milion fidanë) në vit, bëheshin investime edhe në drejtim të mbrojtjes së tokës nga erozioni, përmirësoheshin pyjet etj. Aktualisht pyllëzimet në Shqipëri janë me pikatore, në sasi të vogla dhe të parcelizuara në sipërfaqe të vogla e të pa përfillshme.
Transferimi i pyjeve tek bashkitë. Transferimi ndodhi në një situatë kur pyjet ishin më të degraduara dhe dëmtuara se kurrë. Bashkitë nuk kanë as kapacitete te mjaftueshme financiare dhe njerëzore për ti menaxhuar pyjet. Nga ana tjetër, nevojat për investime në pyje janë shumë të mëdha (veçanërisht për mbjellje drurësh).
Zjarret në pyje. Ndryshimi në organizimin e shërbimit pyjor, shkëputja e lidhjeve me komunitetet, prishja e strukturave vullnetare zjarrfikëse në çdo fshat e lagje të Shqipërisë, ka bërë thuajse të pamundur aktualisht menaxhimin e situatës së zjarreve.
Politikat jo favorizuese për sektorin pyjor. Strategjia e energjisë nuk është miqësore në raport me pyjet. Një tjetër problem është leverdishmëria e përdorimit të druve të zjarrit për gatim dhe ngrohje. Aktualisht, përdorimi i druve të zjarrit për ngrohje dhe gatim rezulton të jetë 2-3 më i leverdishëm se ai i energjisë elektrike.
Informaliteti i lartë në sektorin pyjor. Vetëm sasia e druve të zjarrit që pritet çdo vit në Shqipëri, vlerësohet në rreth 75 milion euro. Nëse kësaj vlere i shtohet edhe sasia e lëndës drusore që përdoret në industrinë përpunuese të drurit etj, sasinë e prodhimeve të dyta pyjore (bimëve mjekësore), kullotjen në fondin pyjor të rreth 1.5 milion kafshëve të blegtorisë në to etj., vlerësimi i kalon 100 milion euro në vit. Kjo vlerë përbën të paktën 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, por që nuk pasqyrohet asgjëkund në statistikat e vendit.
Federata Kombetare e Pyjeve dhe Kullotave Komunale (FKPKK), e krijuar me;
Vizion;Njohja dhe sigurimi i të drejtave të pronësisë dhe përdorimit duke u bazuar në traditat më të mira të menaxhimit të pyjeve dhe kullotave nga komunitetet rurale për të ndaluar degradimin e mëtejshëm të burimeve natyrore, për rigjenerimin e pyjeve dhe kullotave, ruajtjen e biodiversitetin dhe rritjen e të ardhurave për komunitetet rurale.
Duke u njohur ne vazhdimesi, me keto probleme, ka perdorur autoritetin e saj me anë të oponences dhe të bashkëpunimit me qeverinë, për ndryshimin e situatës në favor të interesave të komuniteteve rurale, për plotësimin e nevojave të tyre, për zhvillimin social-ekonomik të fshatit, si dhe tëndikojnë pozitivisht në forcimin e shërbimeve mjedisore që ofron ekosistemi pyjor. Stafi i Federatës i kryesuar nga koordinatorja e saj Bora Kacani, me mbeshtetjen e ILC .
(Koalicioni Ndërkombëtar i Tokës),ka hartuar (Strategjisë Kombëtare të Angazhimit), me aktiviteteve në nivel rajonal dhe kombetar, pët të ndikuar dhe ndërgjegjësuar strukturat vendimarrese dhe ato menaxhuese, nëpërmirësimin dhe mirëqeverisjen e burimeve natyrore, duke patur si Filozofi, transferimin dhe kthimi i përgjegjësive për menaxhimin e pyjeve njerëzve që jetojnë pranë tyre.Kjo do t’u njihte komuniteteve të drejtën e pronesise/perdorimit për burimet natyrore, për produkte pyjore dhe jo pyjore me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe kullotave si dhe zbutjen e varfërisë në zonat rurale.
Për arritjen e këtij qëllimi:
a- U ngrit KKK (Komiteti Kombëtar Kordinues), me përfaqësues nga strukturat ligjevënëse, ligjzbatues, menazhuese, si dhe aktorët lokal dhe ato të shoqërisë civile, duke i njohur me situata konkrete të krijuara dhe debati për rrugët e zgjidhjeve të tyre, në fushën e legjislacionit për të drejtat e pronësisë/përdorimit dhe mbeshtetja e familjeve bujqësore rurale.
b- U realizuan disa takime dialoguese me aktorët lokal si në Qarkun e Kukesit, Dibrës, Elbasanit, Korçës, Fierit etj, me qellim rritjen e rolit të tyre, të mirëmenaxhimin e burimeve natyrore dhe uljen e varferise ne keto zona.
Me qenese pyjet cungishte zënë një vend të rëndësishëm në ekonominë pyjore lokale dhe kombëtare një sipërfaqe prej 405 016 ha ose 27.02% të fondit pyjor të Shqipërisë, kane nje perdorim tradicional nga komunitetet vendore, nga të cilët sigurojnë drute e zjarrit dhe bazën ushqimore për blegtorinë.
c- Në bashkëpunim me trupën akademike të fakultetit të shkencave pyjore (Universiteti Bujqesor), u kryen disa studime (modele), për gjëndjen reale të pyjeve dushkaja në zonën e Hasit dhe të Belshit nga pikpamja e strukturës, vëllimit dhe rritjeve. Duhet të përcaktojë nevojat për ndërhyrje, të aplikojë ndërhyrje të ndryshme (duke aplikuar metoda inovative nga silvikultura tradicionale), si: rrallime, ripërtëritje nëpërmjet ricungimit dhe ripërtëritje me amësorë, të fuqizojë kapacitetet profesionale të stafit të shërbimit pyjor të bashkisë dhe të ofrojë disa modele ndërhyrje për pronarët e këtyre pyjeve, duke i përdorur ato edhe në të ardhmen, të ndihmojë stafin e bashkisë të hartojnë plane me pjesmarrje të komuniteteve.
d- Ka identifikuar dhe krijuar modele, duke shtuar sip. pyjore me rritje të shpejtë, me qellim shtimin e energjisë nga biomasa si një vlere e shtuar në ekonominë pyjore.
Të gjitha këto aktivitete, Federata Kombetare e Pyjeve dhe Kullotave i ka pasqyruar në rrjetet sociale dhe Gazetën e saj “Jeto Gjelber”, si dhe në mediat lokale dhe kombëtare për të informuar interesin publik me këto angazhime të FKPK.
Por kjo do ishte e pa mjaftueshme për informimin e publikut dhe strukturave të tjera vendimarrese pa mbeshtetjen masive të masmedjas sepse:
a-Janë mediat ato, të cilat i mundësojnë njerëzve këmbimin e informacioneve, komunikimin, zhvillimin, edukimin etj.
b- Mediat marrin një rol drejtues, kontrollues dhe orientues në shoqeritë demokratike.
c- Ndihmojë për të zbuluar problematika dhe defekte që i interesojnë opinionit publik (si pushteti i katërt i shoqerisë me funksion kritikues dhe kontrollues).
d-Përfshirja e Masmedjas në një proces monitorimi të vazhdueshëm (të përditeshëm), për të siguruar me shumë presion pozitiv mbi institucionet si dhe për publikimin e vendimeve të tyre.
Të gjitha këto i shërbejne së pari interesit publik, dhe së dyti, kanë të bëjnë me transparencën në vendimarrjen qeverisëse.
Parë nga ky këndvështrim FKPKK me mbështetjen e ILC, organizuan një vizitë në pyjet e bashkisë Belsh me temë; “Njohja e gazetarëve me administratorët dhe kujdestarët e pyjeve”.
Qëllimi i vizitës ishte, që gazetarët pjesëmarrës të mund të mbledhin informacion, intervistojnë dhe përgatisin shkrime, të cilat pasqyrojnë kontributin dhe sfidat e komuniteteve dhe pushtetit vendor në administrimin e pyjeve. Pjesmarrës në këtë dialog krahas gazetarëve, (medja të ndryshme) nga Tirana e Elbasani ishin dhe përfaqësues të Ministrisë Brendeshme (agjensia e pushtetit vendor), Bashkia Belsh, Federatat Rajonale Elbasan, Kukës, CNVP (organizata “Bashkojmë Vlerat e Natyres me Njerezit”), Profesorë nga Fakulteti i Shkencave Pyjore, pronarët privat të pyllit, rojet e pyllit në Belsh, Bisnesmen etj.
Përfaqësues të bashkisë Belsh, i njohën të pranishmit me rolin e pushtetit vendor në administrimin e pyjeve.
Profesorët e fakultetit të shkencave pyjore, Ervin Toromani dhe Vezir Muharremaj prezantuan dy modele të ngritura në pyjet private dhe ato të bashkisë Belsh, si raste studimore “Mbi mbarështrimin e qëndrueshëm të Dushkajave”. E veçanta e këtij studimi është se cungishtet duhet të trajtohen me prerje rrafsh me nje cikel të shkurtër 13-15 vjet, kjo sjell rigjenerim dhe vitalitete të pyllit në periudha të shpejta, plotëson nevojat e komunitetit me dru zjarri, rritet qëndrushmëria e ekosistemit etj.
Haki Kola përfaqësues i CNVP trajtoi problemin e menaxhimit të cungishteve bazuar në përvojat e vendeve të zhvilluara si dhe traditën e komuniteteve në kushtet e të mbijetuarit.
Më pas gazetarët shkëmbyen takime dhe intervista me aktore të ndryshëm të fushës së pyjeve dhe menaxhimit të tyre.
XHELAL SHUTI

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here