Kreu Sociale Punët, celularët dhe veshjet!

Punët, celularët dhe veshjet!

120
0

Sipas filozofëve, duke përfshirë edhe të madhin Karl Marks, kanë pretenduar se rraca njerëzore e ka prejardhjen prej majmunëve, dhe ato duke punuar, u shndërruan në njerëzit e sotëm. Po citoj një batutë shkodrane për të qeshur lexuesi, por është e vërtetë, e sigurt. Një qytetar shkodran, i quajtur Pal, kishte 6 muaj i papunë dhe donte të takonte sekretarin e parë në kohës së monizmit, por nuk e lejonte policia. Por një ditë, Pali vendosi t’i zërë ”pritë” sekretarit diku aty afër Komitetit të Partisë. Me zë të lartë, ai thirri: sh. Sekretar-ndradëja e mirë. Ai iu përgjigj me të njejtën shprehje. Sh. Sekretar, kam një pyetje ideologjike. Urdhëro, hajde thuaje. Jo, vetëm në zyrë. Ai se bashku me sekretarin u vajtën në zyrë. Urdhëro, iu drejtua sh. Prokop. Jo, merrni lapsin. Pali e pyet sekretarin: “a ka thënë Marksi se njeriu ka qenë majmun?” Po, e ka thënë. Por a ka thënë Marksi se majmuni duke punuar u kthye në njeri? Po, atëherë shkruaje emrin tim, Majmun. Kur të më gjesh punë, unë do të bëhem Njeri… E,e, e, për 24 orë, Palit iu gjet puna! Puna e nderon njeriun, e ushqen dhe i jep vlera për familjen, shoqërinë dhe Atdheun.
Një traditë e hershme në trevat e gollobortësve (Dibër), kur lindte një djalë, i vendosnin poshtë jastëkut çekiç e mistri; kur lindte vajzë, në gjithë Shqipërinë poshtë jastëkut i vinin gjilpërë e pe, poshtë djepit, fshesën…
Enver Hoxha pati deklaruar se gollobordasit janë baza e ndërtimit në Shqipëri. Kjo është e vërtetë. Nuk ka pas as nuk ka vepër që të mos ketë dorën e djersën e gollobordasve. Por, por nga 90-ta n uk ka më ndërtim veprash industrial e hidrocentrale; edhe ato që ndërtoi brezi ynë, na i shkatërruan, i shitën, i dogjën, i dërguan për skrap, si pasojë mjeshtrat murator, karpantjer etj. shumica morën rrugën si refugjat (fatkeqësi për Shqipërinë), mjerë Rinia! Edhe atqa që janë në punë punëtor dhe nëpunës të çdo rangu, nuk po e shfrytëzojnë orarin e caktuar ligjërisht sepse pengesë serioze po bëhen celularët! Çdo njeri shumë orë i humbin me alo, alo, alo-qytetari. Zotëri nëpunës, kam një hall. Prit se po flas, po s’prite, ik!
Në mënyrë të veçantë adoleshentët, sidomos vajzat duke filluar në shtëpi, oborr e kudo, ato nuk e marrin më fshesën e punë dore, vetem me celularin nga mëngjesi deri natën vonë, tak me gishtat e dorës. Dhe, kjo na jep përshtypjen se këto vajza pse jo dhe plaka, sikur po punojnë si daktilografiste në makinë shkrimi: tik, tik ose sikur po i bien pianos si muzikante! Pasojat janë të tmerrshme, shkollarët bien bindshëm nga mësimet dhe i shmangen çdo lloj pune si punët në familje e shtet edhe në xhepat e tyre ndikojnë negativisht nga ana ekonomike.
Një urdhër të shkëlqyer dha Ministria e Arsimit z. Lindita Nikolla që në shkollat e çdo niveli 9-vjeçar, të mesme deri në universitete, ndalohen rreptësisht celularët nëpër klasa. E përshëndesim z. Ministre për këtë iniciativë dhe urdhër. Nganjëherë celularët shkaktojnë zënka deri dhe vrasje, siç ishte rasti i vrasjes së një adoleshenti për një karikues nga bashkëmoshatarët e tij. Por, për të rinjtë ka edhe një “avantazh”: Nëpërmjet celularëve merren me dashuriçka, feja e martesa por në të shumtën e rasteve, përfundojnë në divorce (shkaku nxjerr pasoja filozofike). Celular-celular, na le rehat sa më parë!?
Veshjet: njerezimi në kohët primitive, para erës sonë jetonin e lëviznin si tufa të bagëtive nëpër pyje, fusha e shpella të zhveshur, por duke gjuajtur kafshët e egra për ushqim nga të ftohtit u detyruan që lëkurat e tyre (gëzofët) t’i vishnin derisa njerëzia përparoi në bërjen e veshjeve nga leshi i deleve e dhive dhe më vonë mëndafsh, pambuk e stofra. Mbathjet, siç thonë historianët e kohëve, i shpiku një grua si shkak u bë një buburrec që e ngacmoi. Ajo sajoi një rrobë dhe u mbulua. Por kjo metodë, u përhap shpejt tek burrat dhe gratë (gjë e bukur se mbuluan lakuriqësinë), sepse njeriu i zhveshur është kafsha më e shëmtuar në Glob…
Unë dhe brezi im, nuk jemi konservator, por nuk na vjen hiç mirë mbas ndërrimit të sistemit në të ashtuquajturën “demokraci”. Njerëzit sidoms femrat e të gjitha moshave, po vishen ekstravagante dhe po ekspozojnë gjymtyrët e tyre duke veshur xhinsa të çara copa-copa. (faqe e zezë). Po shkojmë prapë te koha primitive, që gratë e vajzat të vishen si në shpella bagëtie.
Unë kam mendimin e plotë se shoqërisë tonë, aktualisht i mungojnë tre komponentët: familja, shkolla dhe shoqëria. Dikur ishin organizatat e masave, të Pionierit e Rinisë, Gruas e B. Profesionale dhe e Frontit dhe mbi to, ajo e Partisë dhe për çdo çfaqje negative në veshje, sjellje e veprim, personi i këtyre shfaqejeve, burrë, grua, i ri apo e re, nxirresh para organizqatës e kritikohesh rëndë deri dhe masa me largim nga puna e shkolla dhe në ndonjë rast edhe ndjekje penalisht. Po, po, ishte më mirë një dënim ose gjobë se sa para kolektivit ku të akuzuarin e mbulonin djersët e rrinte me kokën ulur deri i përlotur nga kritikat e shokëve të punës e shkollës…. Fatkeqësisht, tani 129 parti, asnjë nuk po shqetësohet për këto çfaqje që na i solli sistemi capitalist (tre shqiptar një parti) vetëm për të mbushur xhepat e tyre. Mjerë populli fukara! Konica: o Zot, o Zot, ruajna Shqipërinë nga shqiptari dhe kur do të bëhesh moj Shqipëri!?
Sipas Kasl Marksit, në kapitalizëm brezat janë në kontraditë jo antagoniste fatkeqësisht në këtë tranzicion të çmëndur afër 3 dekada kontradiktat në Shqipërinë tonë hallemadhe janë bërë antogoniste sepse Marksi thekson: “Motoja e kapitalizmit është paraja e vetëm paraja e s’ka harmoni njerëzore në gjak e gjini. Babai vret djalin; djali vret babain, vëllain; burri vret gruan dhe e kundërta për një pëllëmbë tokë a gardh. Vret gjithashtu komshiun, kushëririn dhe për xhelozi shumë viktima. Pra, përsëri, është rishfaqur gjakmarrja, armët s’i mbledh kush?! Kriminel me pagesë…eh, moj Shqipërio sa poshtë ke rënë. Të keqen ia bëjmë vetes por dhe agjenturat sidomos UDB që rri këmbëkryq në Shqipëri dhe udhëheqja hesht…
Zot na ruaj nga papunësia! Punojmë pak nga celularët dhe veshjet jo serioze!
IDRIZ PASHA

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here