Kreu Aktualitet Mesi: “Forca e ligjit”, të tjera grupe do të goditen

Mesi: “Forca e ligjit”, të tjera grupe do të goditen

156
0

“Operacioni “Forca e Ligjit” është duke vepruar prej kohësh dhe ka dhënë rezultate konkrete ku disa grupe kriminale janë goditur, hetimet vazhdojnë dhe të tjerë do të goditen”. Kështu është shprehur nga foltorja e Kuvendit, Zëvendëskryeministrja Senida Mesi, teksa ka folur për luftën ndaj krimit të organizuar.
Ndonëse projektligji në diskutim të rendit të ditës kishte bënte me çështje të bujqësisë, Mesi si deputete e Qarkut të Shkodrës, nuk ka mundur të mos prekë çështjet e sigurisë dhe rendit, veçanërisht pas ndalimit të grupit famëkeq “Bajri” nga ana e policisë.
“Lufta ndaj krimit të organizuar nuk lejon asnjë kompromis sado risk që mbart dhe ne jemi të vendosur të sigurojmë jetën dhe mirëqënien e çdo shqiptari, çdo investitori të huaj apo vendas”, u shpreh Mesi.
Në fjalën e saj, teksa foli për investimet në ekonomi, Zëvendëskryeministrja u ndal edhe tek reforma në drejtësi dhe vettingu, si parakusht për zhvillimin ekonomik.
“Reforma në drejtësi do të vazhdojë të thellohet, vettingu po jep rezultatet dhe ngritja e organeve të reja do të mundësojë më në fund drejtësinë e re që është parakusht për çdo hap që hedhim drejt zhvillimit ekonomik dhe demokratizimit të vendit”, u shpreh Zëvendëskryeministrja.
Ndërkohë, lidhur me investimet në bujqësi, Mesi tha se janë marrë të gjitha masat e nevojshme nga ana e qeverisë shqiptare për hapjen e programit të financimit “IPARD II”. “71 milionë Euro grante për sektorin e zhvillimit rural të Shqipërisë do të financohen nga BE, dhe 23 milionë Euro do të jetë vlera e financimit nga ana Qeverisë Shqiptare, në mbështetje të fermerëve dhe agrobizneseve shqiptare”, tha Senida Mesi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here