Kreu Ditar Mati, matjanët dhe udhëheqësit e tyre

Mati, matjanët dhe udhëheqësit e tyre

173
0

Sipas historianëve, gjeografëve e albanologëve, Mati në lashtësi të shekujve quhesh Emathia më e madhe e trevave Albane me shtrirje gjeografike nga Selaniku deri në Gjakovë. Gjatë shekujve nga konjukturat e pronësisë e brrylat e komshinjve, Emathia u rrudhos deri në territorin e emrin e sotëm Mat. Matjanët e kanë prejardhjen nga fisi Pellazgo-Ilir i quajtur Pirus. Fisi Pirus kishte shtrirjen gjeografike nga Dardania deri në Durrak (Durrës)!
Favorit Mati e matjanët, për aq sa kanë lexuar historianët e kohërave: Kurora Mbretërore Shqiptare (Albane) është Kurora më e vjetër në gjithë Evropën. Dhe këtë Kurorë e kanë vënë në kokë tre Mbretër matjanë. Po kush është kjo Kurorë? Eshtë Hyjnija e Lartë Pellazge Ilire e Dhis Almate me dy brirë të palosur prapa. Dhe këtë Kurorë (Përkrenare) i pari e ka vënë në kokë Aleksandri I Madh. 320 vjet më parë, krishtit në moshën 20 vjeçare, Ai e vuri këtë simbol të Dhisë Almate për mbarësi lufte.
Sipas albanologut gjerman Hanhs i përmasave botërore, në vitin 1853 deklaron: “Nënjë hartë gjeografike vendlindja e Lekës së Madh shënohet Fshat i matit?! (mbase Emathia). Pasi Aleksandri pushtoi gati gjysmën e Botës me 50.000 ushtarë, kalorës e general në moshën 33 vjeç, 333 vite para Krishtit në Babiloni, goditet nga një shigjetë në të majtë të gjoksit jo në zemër. Luftoi me shpatë në dorën e djathtë edhe një muaj. Afër një qyteti Indian e kapën ethet dhe 33 vjeç ai vdiq. Vdekja e tij, sipas një libri kushtuar udhëheqësit matjan, Aleksandrit, është ënigmë e paqartë. Ai vdiq sepse kishte tre gra. Mendohet të jetë helmuar dy gratë e para, nga i nati e xhelozia e gruas së re apo e helmuan gjeneralet e vet sepse nuk deshën të vazhdonin më pushtimin e gjithë Botës! Kaq për trimin matjan Aleksandrin e Madh.
Pas Tij, Kurorën (Përkrenaren) e vuri në kokë Heroi Ynë Kombëtar Skënderbeu. Ajo ishte një me dy brirë, e cila tmerroj turqit, ku sulltanët e pashallarët me jeniçerët e tyre kur shikon Skënderbeun me shpatën e Lartë dhe dy brirët e Dhisë tmerroheshin dhe largoheshin duke ulëritur: erdhën shejtanët Lala e inalla (gajbin Allah). Me largimin e tyre nga pamja e tij, Skenderbeu dilte fitimtar.
Skenderbeu, djali i Gjon Kastriotit me banim në Kalanë e Gurit të Bardhë në Mat, ka lindur në fshatin Shqefën të Matit ku edhe sot është një fis me mbiemrin Kastriot po në Shqefën të Matit. Vertetimi absolute i shkruar nga i madhi Marlin Barleti, bashkëkohës i Skënderbeut, deklaron: “Skënderbeu Princ i Matit”. Le të llapin e të lehin disa pseudohistorianë, analist, të cilët shpifin për figurën e Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeu, duke thënë se Ai është dibran, mirditor etj. Në prag të 150 vjetorit të vdekjes së tij, matjanët krenohen për birin e tyre lindur e rritur në Mat e Stamboll. Por në Mat, Ai ka katër kala; 5 Kuvende Mbarëkombëtare janë zhvilluar në Mat. Pas fisit Ilir Piruseve në Mat, erdhën fisi i Arbnërit (Albanët) dhe vendosën e caktuan si kryeqytet Dukagjinin e Matit, ku është mbajtur në vitin 1602 Kuvendi Mbarëkombëtar Shqipfolës për tre muaj dhe më pas Kuvendi tjetër tek kisha e Shenmerisë, të 40-tat në Suç, në Selush etj. Personalisht, nga kurioziteti kam gjurmuar vendbanimet Ilire dhe kam gjetur në fshatin tim Gjoçaj të Matit: 3 maja shkembore gëlqerore si tri binjake të mbështetur me njëra-tjetrën me emërtimin Majat e Qytetit.
Qytete ilire janë edhe sot toponimet, poligonet, muret me gurë të mëdhenj, Qafa e Pazarit, Maja e Gërshetit e Sajpërit poshtë varre Ilire në buza (çeta); më poshtë arat shenaprone. Në majë të një shkëmbi, Kisha e Shenrefit, Gjoçaj, 74 kisha ka patur Mati. Fushë beteja e Skënderbeut, Fusha e Komësisë Mat. Kur u hapën në këtë fushë themelet e uzinës së Ferrokromit, kam qenë brigadier montimi. Kisha një brigadë me 15 të rinj e të reja dhe një eskavator “varonesh”, të cilën e drejtonte himarjoti Dhimolekësi. Duke hapur themelet, gjetëm varre Ilire rreth 2 metra të gjata me tjegulla (qiramik) nga 60-80 cm të gjera të palosura njëra mbi tjetrën. Brenda tjegullave gjetëm skelete Ilire, komplet eshtrat pa u deformuar por me ngjyrë bari jeshil. Aty gjetëm shpatë bronzi, enë, qypa, vorba etj. Pak është bërë nga Albanologët në Mat. Na ishte premtuar nga N. Ceka se do të verifikonin lashtësinë në Mat, por nuk u mbajt premtimi sepse ai u muar me politike.
Dalim në temë: Mbas Skënderbeut, Kurorën e vuri në kokë disa herë dhe Ahmet Zogu Mbret, nga Mati, Mbret i Shqipërisë. Edhe Zogu dha për Matin e Shqipërinë duke krijuar shtetin e parë në 1928 me Kushtetutë. Por kritikohet se mori me vete një valixhe me flori (ishte Mbret e kishte). Por Ilir Meta vodhi me tone dhe e shpërblyen duke e bërë President! Përveç tre mbretërve, Mati ka lindur e rritur shumë burra trima e udhëheqës si brenda dhe nëpër botë edhe dietar. Ahmet Pasha ka qenë Kryeministër i Anadollit në Turqi. Rexhep Pash Mati “salasqer e saderzem i Turqisë”. Salasqer do të thotë Ministër Mbrojtjeje, sadërzem – zëvendes i Sulltannit. Kur ky Pashë Mati u bë zëvëndës i Sulltanit, e helmuan nga frika se na pushton Shqipërinë!
Pjetër Budi, nga të parët e gjuhës shqipe. Trimat e Matit si patriot ku bënë përfaqësimin e tyre në Lidhjen e Prizrenit, si prijës e përfaqësues i Matit u zgjodhën Riza Zogolli, Ahmet Xhetani, Sheh Deliu e shumë të tjerë. Mes tyre dhe stërgjyshi im, Sali Bibegjeri (Pasha) me mikun e tij Sul Kolecin dhe dy trima të tjerë: Sali Pasha dhe Sul Koleci, luftuan edhe në Plavë e Guci kundër pushtuesve por edhe në Kala të Shkodrës kundër malazezëve. Rapsodi Lumë Kalaja ka brenda Sali Pashën e Sul Kolecin me nga 7 zemra!
Trimat matjanë bënë luftë kundër serbëve në Shkallë të Deshëve duke i përzënë serbët deri matanë Drinit. Martaneshi i matit dikur deshi ta pushtonte Haxhi Qamili me ryshfet, me qese flori nga xhonturqit, por trimat e Martaneshit i zmbrapsën, i shpartalluan. Kenga: “Martaneshi vend i mirë/s’duron Pashë e vezir… Në Mat kanë kontribuar për Lirinë e Atdheut, qindra trima e dijetarë si priojësi Zenel Vata kundër xhonturqve të armatosur në zonën e Derjanit, 7 fshatra: Kenga: “Rrofsh e qofsh ore Zenel Vata/që na armatose me pushkët e gjata”…
Mihamet Aref ose Aref Mati nga fisi Comameti-Rremull-Mat, shkencëtar me përmasa Botërore. Nuk më kujtohen të gjithë, sepse janë shumë si Abdi Mati, Kundëradmiral i Flotës Detare – Gjin Marku gjenerali më i zot i gjithë kohëve etj, etj. trima të Matit. Dua të përmend edhe Revolucionin e popullit, drejtuesve pluralist matjan, nacionalist, legalist, paria e vendit, sipas kushtrimit të Konferencës së Pezës mbajtur më 1942 në Fushë të Nredyr Bruç u mblodh Kuvendi me të njejtin emër K. Brust me 26 Korrik 1943, ku vendosi me 31 Korrik 1943, 3000 matjanë burra gra të rinj, u ngritën me armë në dorë kundër garnizonit fashist Italian në Burrel. Në Shtator të vitit 1943, u çlirua Mati nga italianët. Në asnjë rreth e qytet të Shqipërisë s’janë ngritur 3000 trima në Revolucion si në Matin tim.
Lavdi matjanëve të paharruar dhe tre mbretërit: Aleksandri, Skënderbeu dhe Ahmeti. Lavdi të gjithë trimave e patriotëve matjanë. Përpara matjanë të lulëzoni Matin e të parëve tanë! Eshtë nder e krenari të jesh matjan!
IDRIZ PASHA

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here