Kreu Sociale Zhvillimi i i agroturizmit

Zhvillimi i i agroturizmit

241
0

Të gjitha politikat e qeverisë po marrin masa për harmonizimin e legjislacionit dhe politikave zhvillimore të sektorëve të ndryshëm në përafrimin me standardet e BE-së, ku përmes tyre pritet që të ndërtojne ekonominë dhe rikonstruktimin e saj.
Programet qeveritare jane orientuar për zhvillimin e zonave rurale dhe uljen e varfërisë, duke krijuar mundësi për rritjen e të ardhurave në familje të zonave rurale apo malore.
Sipas Kryeministrit; “Agroturizmi është një instrument zhvillimor i pashfrytëzuar në funksion të rritjes ekonomike dhe përmirësimit të kushteve sociale në zonat rurale të Shqipërisë”.
Strategjia për Zhvillimin Rural, ka per objektiv zhvillimin e; mjedisit, permiresimin e menaxhimit te qendrueshem të burimeve natyrore, përmirësimin e infrastrukturës rurale dhe ruajtja e trashëgimisë në zonat e thella malore. Një tjetër përmirësim është diversifikimi i fermave (familjeve bujqesore) me aktivitetete alternative, ku mund t’i jepet një stimul shumë i fortë zhvillimit rural, duke zhvilluar potencialet turistike, në zhvillim të bujqësinë, blegtorisë në funksion të agroturizmit.
Pylet dhe Ekoturizmi
Pyjet përbëjnë një atraksion mjaft të madh bazuar në funksionet si ekosisteme komplekse përmes llojshmërisë/biodiversitet, përbërjes, shtrirjes dhe pozicionit që mbajnë në natyrë, larmisë së peizazheve, rregullimin e kushteve hidrologjike – ujërave, pastrimin e ajrit nga ndotjet përmes thithjes së dyoksidit të karbonit (CO2), dhe përfundimisht ndikojnë në rritjen dhe përmirësimin e cilësisë të jetës.
Mbështetur në rolin shumë dimensional, pyjet duhet të menaxhohen në bazë të parimeve të menaxhimit të qëndrueshëm, me qëllim që të ofrojnë shërbime të shumëfishta direkte dhe indirekte. Mbi këtë bazë, institucionet, pronarët/perdoruesit e pyjeve, organizata të ndryshme të cilat merren me zhvillimin dhe mbrojtjen e pyjeve dhe mjedisit duhet t’i kushtojnë rëndësi zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme në pyje dhe toka pyjore.
Ekosistemet pyjore do të mundësojnë mirëmbajtjen dhe ruajtjen e shumëllojshmërisë së tyre biologjike (biodiversietit), prodhimtarinë, kapacitete ripërtëritëse, vitalitetin dhe potencialin e tyre, me qëllim që të përmbushin në vazhdimësi funksionet kryesore ekologjike, ekonomike dhe sociale, në nivel lokal, kombëtar, rajonal dhe global.
Në shoqërinë moderne ekoturizmi sot është një veprimtari mjaft komplekse, e cila në vende të zhvilluara është shndërruar në një lloj industrie të plotë. Zhvillimi i këtij sektori, ka rëndësi të shumëfishtë bazuar në efektet që ndërlidhen si në zhvillimin ekonomik, social, kulturor dhe trashëgimor por dhe me abevte krijimit të vendeve të reja të punës, rritjen e të ardhurave, promovimin e vlerave kulturore dhe trashëgimore, me ç’rast ndikon në rritjen e pjesëmarrjes në GDP.
Në vendin tonë dukuria e ekoturizmit dhe zhvillimi i saj është shumë e re, e cila sapo ka filluar të zë vend në veprimtaritë turistike, por në vende të ndryshme të botës ky lloj turizmi është një shtyllë e mirë për zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në zonat rurale dhe ato të thella malore.
Ekoturizmi, i cili njihet ndryshe si turizmi ekologjik është një lloj turizmi, i cili ka për qëllim udhëtimin e vizitorëve në vende të pa prekura natyrore, zona të mbrojtura ose atraksione të tjera natyrore duke synuar zakonisht të minimizojnë ndikimin në mjedis. Njëherazi, ai ka për objektiv të promovojë edukimin mjedisor, sigurimin e fondeve për ruajtjen e natyrës, fuqizimin e komuniteteve lokale, zhvillimin ekonomik, përmirësimin e cilësisë jetës të komuniteteve që jetojnë në zonat rurale, si dhe të nxisë respektin për kulturat e vendeve të ndryshme.
Sot në botë ekoturizmi konsiderohet si një nga format e ruajtjes dhe konservimit të mjedisit, duke mos e cënuar këtë në mënyrë të drejtpërdrejt.
Si duhet ta zhvillojmë ate?
Agroturizmi është një lloj i turizmit që kontribuon tek komunitetet në fermat rurale që zhvillojnë dhe që ofrojnë atraksionet turistike. Agroturizmi është në funksion për të inkurajuar dhe mbrojtur komunitetet e kërcënuar agraro-rurale në vende të pafavorshme dhe me mundësi të vogla të veprimtarisë bujqësore, ai ofron forma demonstruese për metodat e zhvillimit të qëndrueshme, me anë të përdorimit të produkteve pyjore jo drusore. Në këto zona agroturistike ofrohet mundësia për kultivimin e llojeve bimore dhe shtazore të veçanta, të cilat janë të njohura për zonën apo rajonin si zonë e veçantë kultivuese.
Gjithashtu, në këto zona mund të promovohen tradita, zakonet, këngët, lojërat dhe ushqimet tradicionale. Këto paraqesin në vetevete një mundësi të mirë për promovimin e ekoturizmit në aspektin e trashëgimisë kulturore dhe tradicionale.
Ekoturizmi njëditor familjar
zhvillohet dhe organizohet kryesisht gjatë fundjavave nga vetë familjet apo individ në formë pikniku, ekskursioni apo kampingu. Ky lloj ekoturizmi është zakonisht një apo dy ditor, të cilët shfrytëzojnë mundësinë e pushimit në fundjavë për të realizuar qëllimin rekreativ. Gjatë përdorimit të kësaj forme turizmi, frekuentohen grupe familjare në pjesë të ndryshme të natyrës, vizita të trashëgimisë natyrore dhe kulturore, duke shijuar ushqimet tradicionale apo duke vrojtuar peizazhet apo natyrën në përgjithësi.
Përfitimet
Ekoturizmi ofron një mundësi të veçantë për turistët për të kontribuar në ruajtjen e eko-sistemeve pyjore, habitateve të mbrojtura, strehët për kafshët e egra dhe parqet.
Qeveria nuk i ka fondet e mjaftueshme për të menaxhuar dhe mbrojtur ato, prandaj paratë e shpenzuara nga turistët për të vizituar këto zona të mbrojtura natyrore ndihmojnë në mbledhjen e fondeve që mund të përdoren për vazhdimin e mbrojtjes së tyre për brezat e ardhshëm.
Ekonomitë lokale mund të përfitojnë shumë nga ekoturizmi, kur industritë turistike janë të lidhura për të ndërtuar dhe mbështetur aktivitetet e ndryshme turistike. Me këtë veprimtari, agjencitë e udhëtimit, tregjet lokale dhe artizanale, hotele, restorante do të përfitojnë një ngritje të theksuar ekonomike.
Për ta bere sa me efiçen dhe funksional këtë proçes është e domosdoshme:
1.Legalizimi i të drejtave të pronësisë/përdorimit te siperfaqeve pyjore dhe kullosore bazuar në të drejtën tradicionale të këtyre banoreve, brenda kufijve territorial të fshatit, do t’u jepte mundesi shume familjeve të investojnë në këto prona për zhvillimin e këtij sektori shumë fitimprures për zonat rurale.
II. Legalizimi i të drejtës për zhvillimin ekonomik, bazuar nga të ardhurat e produkteve dhe n/produkteve pyjore (drute e zjarrit, bimet mjeksore si dhe produkte te tjera nga pylli), është një tjeter mbeshtetje për rritjen e të ardhurave për këta banore.
III. Mbeshtetja me subvensione e familjeve bujqesore, që kontribuojnë në shtimin e siperfaqeve bujqesore dhe pyjore me bimë të egra dhe të buta agro-pyjore, si dhe me drurë me rritje të shpejtë, do ti shërbente më shume zhvillimin e agroturizmit.
IV. Programet e qeverisë dhe shoqerisë civile janë të nevojshme për organizimin më te mirë të fermerëve të vegjël (familjeve bujqesore) dhe edukimi i tyre për të nxjerrë produkte sa më cilësore dhe të garantuara ne funksion te keti qellimi.
Prandaj, rritja e mundësive dhe kapaciteteve ekoturistike, mundëson fuqizimin e komuniteteve lokale për të luftuar kundër varfërisë dhe për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm të këtyre zonave me baze ekonomike në burimet natyrore.
Si përfundim mund të konkludojmë se ekoturizmi përqendrohet në vlerat e trashëgimisë natyrore dhe kulturore, mbrojtjen dhe konservimin e natyrës në përgjithësi dhe fuqizimin e komuniteteve të kërcënuara nga industria, shpyllëzimet dhe produktet e tjera të zhvillimit global (modernizimit).

Xhelal Shuti
Fed.PPK KUKES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here