Kreu Kulture Recense për librat me poezi

Recense për librat me poezi

158
0

Viktor Hygo thotë: “Të shkruash për njeriun që meriton, është mirënjohje”

Natasha Dhoska e ka nisur krijimtarinë e saj si një gazetare e pëlqyer, si tregimtare e aftë, shkrimtare dhe më vonë si poete. Ajo ka shkruar 9 libra në zhanre të ndryshme, si: folklorike, tregime për fëmijë, tekst shkollor, monografi, novela për fëmijë si dhe 2 libra me poezi dhe 1 roman “Sytë e tu”. Librat me poezi me tituj: “Yje për mua” dhe “Limani i shpirtit tim” me rreth 230 faqe. Keto libre, Natasha poi a le si testament familjes së saj, nipërve dhe mbesave të dashura që i do aq shumë.
Zonja Dhoska në librat e saj, përcjell mesazhe aktuale per lexuesit: të duam Atdheun, njeri-tjetrin dhe të jemi njerëz të qytetëruar në shërbim të interesit të përgjithshëm. Autorja në këtë bashkësi poezish nuk harron edhe 71 poezi te “Limani i shpirtit tim” dhe nostalgjinë e dashurinë për profesionin e saj, muzikën, kryesisht poetike: “Kitara ime”, “Në grykë të klarinetës”, “Serenatat korçare” etj. “Nuk pretendoj për cilësinë e poezisë sime, por mendoj se jam një zë i vogël në radhët e poetëve të vendit tim”, thotë Natasha.
Modestia e saj është e motivuar, pasi ajo ka rrokur tema aktuale dhe përçon te lexuesi mesazhe domethënëse. Në këto poezi, ajo ka shkruar me një figuracion të pasur, si: krahasimi, epiteti, enumeracioni, inversion, anaFora, metafora, pyetja retorike, epanastrofeja, personifikimi, metonimia, hiperbola, reticensa dhe përsëritja. Me interes janë edhe fjalët e prejardhura dhe të përbëra të formuara prej saj, të cilat janë: erezonte, pikalore, gjatore, pulësohet, mjaltëzim, mitur ishte dhe gjithëstinore. Autorja ka shkruar në strofa katërshe, por edhe në strofa dyshe apo në monokolone. Ajo përdor rimen me skemën abab dhe aabb. Gjithashtu përdor edhe konsonancën (rime jo e plotë, që ka të njëjtat bashkëtingëllore). Ajo përdor edhe vargje pa rime, kryesisht në monokolone.
Poetja Natasha Dhoska, në poezitë e saj, thekson ndjenjën e dashurisë për njeriu, gjithashtu ndalet edhe te prindërit, miqtë, shokët, shoqet etj. Në fund ajo përcjell këtë mesazh: “Shijoje jetën, o njeri, jetoje atë në mënyrën më të bukur për të lënë pas një emër të mirë”. Të urojmë: Bëfsh kryevepra! Mirënjohje dhe mirësjellje të merituar!
ZOI PASKU

***
Vështrim i shkurtër mbi poezinë e Natasha Dhoskës
Të ushqehesh me art në ditët e sotme, është luks. Janë të paktë individët që fare thjesht, lënë gjurmët e jetës së tyre me fjalën e shkruar, lënë të trashëguar shpirtin, por ndërkohë edhe cilësi nga koha historike në të cilën jetuan, duke dhënë tregues të qartë të lëvizjes së tyre demografike, duke ndërthurur elementët tradicionale me vende të ndryshme, duke na sjellë si produkt poezitë si asetin më të çmuar që nuk mund ta zbehë rrjedhshmëria e kohës.
Lirikat e Natashës në vëllimet poetike. Yje për mua” dhe ‘Limani i shpirtit tim”, janë si një ecje e vazhdueshme ku fotografohen çaste e ndjesi të jetës, vende dhe ngjarje, nëpërmjet vargëzimit të thjeshtë e të ëmbël përshkrues apo dedikues. Lirikat e dashurisë përcillen në një linjë të gërshetuar me cilësitë njerëzore, me lirinë e individit, me lirikat e natyrës, ku shpesh autorja gjen mjetet shprehëse për të na dhënë prurje krijimesh origjinale në një rrjedhshmëri të butë e të mençur.
Cikli dedikues që zë pjesën më të madhe në krijimtarinë e poetes, lind natyrshëm me një depërtim përndezës e motiv, sepse e tillë është vatra familjare, e ngrohtë, e dhembshur e plot dashuri dhe ndërkohë tepër motivuese. Dedikimet për nënën, babain, mbesën, familjarët e tjerë, janë dashuria genetike, një dashuri sublime që vjen e paralelizuar me dukuritë e bukuritë e natyrës nëpërmjet një figuracioni të pasur e shumë domethënës, sepse në thellësi identifikohet njeriu fisnik i mishëruar me Botën, me natyrën, me shpirtin që ridimensionon ndjeshmërinë në rrethana të caktuara.
Lirikat shoqërore e sociale, janë të thekshme në poezitë dedikuese. Maturantja; mësuesja e klasës së parë, Emigranti etj.
Autorja s’nguron të shkruaj për vetminë, së cilës i vesh një seri krahasimesh e simbolikash: shtrigë e vjetër, njerkë, molë, të cilat mund t’i sfidojë vetëm dashuria. Lirikat e natyrës viujnë në një ndërthurje fine me lirikat e dashurisë nën ndikimin e simbolikave të letërsisë popullore: More burrë; Sytë dhe deti; Fjalë zemre; Ti je, ashtu, siç jetoje.
Asgjë s’mund të kuptohet pa natyrën, pa ajrin, pa bimët, lulet, qiellin e detin, pa zogjtë apo kafshët, ndaj autorja e sjell këtë lidhje jetësore shumë të natyrshme me jetën e njeriut dhe vazhdimësinë e saj në çdo aspekt.
Atdhedashuria ka linjën e vet në poezitë e Natashës: Arbëri, Arbëri; kosova, Zogu, kukësi etj. por poezia “Atdheu” spikat mbi të tjerat (e bukur). Poezi tingëlluese jo vetem në vargëzim ku janë përdorur aliteracionet dhe asonancat, por tingëlluese në mesazhet e saj të forta që vijnë të thekshme nga antitezat vepruese brenda vargut. Duket sikur ndjek kronologjinë e një ditari me data të cikluara, kur shfleton vëllimet poetike të N. Dhoskës dhe ndjen të alternohen tingujt e brendshëm të vargjeve, rimat në vargëzimin e strofave 4-tërshe tradicionale.
Kjo ide dedikimesh kronologjike, përforcohet edhe nga vargjet kushtuar Natashës nga individë të tjerë falenderues të dashurisë e miqësisë së saj të pakursyer që përfshihet në dy vëllimet si një lidhje e lakueshme mirënjohjeje ndaj dedikuesve, gjithashtu si një falenderim I thekshëm që përcillet në thelb nga njeriu fisnik që portretizohet tek autorja.
VALENTINA DAFA

***

LIBRAT E POETES
Natasha Dhoskës ia kam lexuar të gjithë librat që ka botuar. Më kanë pëlqyer shumë! Mbresa të veçanta më ka lënë romani “Sytë e tu”. Piante dhe me vlera për mua ishin edhe dy vëllimet e fundit me poezi. Automatikisht bëj lidhje logjike midis letërsisë dhe muzikës, e cila qëndron në themel të krijimtarisë së poetes, madje, kjo lidhje përbën boshtin e kësaj krijimtaria letraro-artistike, rreth së cilës vërtitet autorja. Natasha, shoqja ime e klasës, mbaroi Liceun Artistik për muzikë. Në vazhdimësi, Ajo vazhdoi Fakultetin e Filologjisë në degën gjuhë-letërsi. Porn ë jertë, Natasha Dhoska ka punuar si mësuese e muzikës për 34 vjet. Është anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe e Artistëve të Shqipërisë “Ambasadore e Paqes” me shumë vlerësime si “Nderi i Shoqatës së Frashëllinjve” të shoqatës “Devolli”, “Mësuesi” etj. E palodhur gjithmonë punon; 171 artikuj gazetash e revistash janë botuar. Autore e 10 librave dhe tekstin shkollor të klasës së 5-të.
Zysh Tasha, siç e thërrasin nxënësit e saj, sot në pension, ka qenë shumë e lidhur me nxënësit dhe me mësuesit. Ka punuar atje, ku ka pasur nevojë atdheu, me passion, me përkushtim dhe me devocion. E kam njohur që shpejt Natashën në disa plane të veprimtarisë së saj; si gazetare, si shkrimtare dhe si poete. Në këtë dritë njohjeje, kam lexuar romanin e saj; “Sytë e tu”, aq më pëlqeu sa më befasoi! Pak më vonë lexova rrjedhën e saj botuese, dy vëllimet me poezi “Limani i shpirtit tim” dhe librin tjetër “Yje për mua”. Për të qenë i natyrshëm dhe I sinqertë me ty, Natasha, poezitë e tua më mrekulluan. Më kënaqën aq shumë, sa më çuan mjaft vite pas, në vitet e adoleshencës dhe të rinisë.
Përmes librave tuaj, unë njoha më thellësisht botën tuaj, njoha gjithsesi talentin tuaj poetic. Nga tërësia juaj poetike e fiksuar nën titujt “Limani i shpirtit tim” dhe “Yje për mua”, së pari, duhet të kujtoj se ngjashmëria tematike dhe krijuese-kompozicionale në të dy libra. Në të dy vëllimet pliskojnë ndjenjat përmes së cilave filtrohen e qartësohen mendimet dhe mesazhet. Këto ndjesi të rivënë në jetë, në sprovë, të bëjnë më të ri, të bëjnë të dashurosh përsëri, t’ia nisësh nga e para, paçka se janë gjethet e thara. Poezitë të afrojnë me tëkaluarën, të injektojnë doza malli dhe nostalgji për prindërit tanë, për nënën e për babanë. Këto krijime të inspirojnë ndjenja atdhedashurie, miqësie, shoqërie, të lë të mendosh pezullin, pengun dhe rrengun, Në këtë emocion reflektimi letrar, gjej shteg që të urij shëndet dhe jetë të gjatë, lumturi në familjen Tuaj të mrekullueshme. Të njëjtat gjëra dhe urime për bashkëshortin Tuaj, Vasilin, për fëmijët Ruaj e deri tek të mëtejshmit nipër e mbesa, të cilëve ju u rrini pranë dhe i edukoni me fisnikërinë tuaj si gjyshe. Që i mëkoni me mjaltin e edukatës suaj si Mbretëreshë e familjes suaj bletë.
“Limani i shpirtit tim”, si një tufëz poetike me poezi të arrira ku më ka lënë mbresa shprehja e butë poetike dhe metaforike. Në vargjet:
“Dua ta mbaj brenda në gji,/Atë puthje të zjarrtë në shi!
…ngrihet në tymnajë ndjenjash deri në idil shpirti. Ose po citoj: “Pas meje do të vinë të tjera,/a do të duan vallë si unë?!”, një pyetje retorike drithëronjëse dhe alarmonjëse me dimensione sociale dhe kohore-aktuale. Kjo dlirësi shpirti e zilishme për të sotmen që jetojmë, ecuron edhe në poezitë “Dallgëve të brengës” apo “Zemërimi”, që më ngjallin mjaft emocion. Më revolton. Më ekzalton. Më tërbon. Më polemizon. Ajo e librave tuaj, ajo e kohës sonë. E kam lexuar librin shumë herë. Më erdhi si pranverë. Aromë e saj më jep erë të këndshme. Sa më shumë t’i lexosh, si arat kur t’i lërosh, aq më shumë minerale vlerash shpirtërore zbulon. Të tillë aromë të japin vargjet e poezisë “Si dallëndyshet”. Të jep poezia për nënën, e cila më shumë më mallëngjeu, ‘Kokën t’mbështes n’gjirin tënd!”. Sa fkalë e gjetur, sa togfjalësha të pafjetur! Cili bir apo bijë nuk do donte të mbështeste kryet e thinjur e të panginjur në gjirin e nënës, të syhënës së tij?! Kjo liqenësi ndjenjash dhe mendimesh, përvalëzojnë edhe në brigjet dhe thellësive të librit tjetër poetic “Yje për mua”. Tingëllima poetike e ndjenjës dhe emocioni edhe këtu pianojnë muzikshëm me ritmin dhe rimën e zemrës.
Disa nga titujt që më kanë mjaltuar më shumë, janë: “Nënës”, “Yje për mua”, “Udhëtoj nëpër shi”. Janë poezi; janë ndjenjë; janë mall; janë dashuri, si:
Nëpër shi eca-eca,/Nga puthjet shiu u avullua!/Sa e bukur më duket jeta!/Bjer shi, dhe ty të dua!”
Komentshëm vijojnë e shkojnë ndjenjat e mendimet, bashkë me mesazhet e tyre, edhe në poezitë e tjera si: “Ditëlindja e nënës”, “Të kujtohet ajo ditë?!”, “Kur ishim të rinj”, “Takimi i parë”, “Çast”, “Peisazh” etj. Më pëlqyen shumë poezitë e Tua, por veçova ato që më ngacmuan më shumë. Tani të uroj edhë një herë shëndet, paç jetëghatësi që të shkruash më shumë poezi! Suksese Natasha Dhoska, suksese!
SOTIRAQ BEGA
Piktor, Fier

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here