Kreu Aktualitet Emocione të veçanta me Air Albania

Emocione të veçanta me Air Albania

129
0

Fluturimi i katërt i avionit “Lasgushi” të “Air Albania” iu dedikua tërësisht familjeve në nevojë, të cilat kishin ardhur nga qytete të ndryshme të vendit për të udhëtuar nga Tirana drejt Stambollit. Këtë herë në bordin e avionit Airbus 319 është ngjitur edhe Kryeministri Edi Rama, i cili kishte menduar ta shijonte këtë udhëtim së bashku me familjen e tij. Shoqëruesit e kryeministrit shprehen mjaft entuziastë për këtë organizim, të parin e jetës së tyre.
Në guidën njëditore të përgatitur për familjet përfituese nga skema e ndihmës ekonomike përfshihej edhe vizita në sheshin Sulltan Ahmed, ku ndodhen disa nga objektet më spektakolare të qytetit.
Dreka nga organizatorët ishte menduar të konsumohej në anije ku për dy orë të gjithë shijuan lundrimin në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të parë dhe pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe kalanë e vjetër, Rumelitisa.
Tetë orë janë kanë qenë të mjaftueshme që vizitorët shqiptarë të shijonin një kafshatë nga Stambolli, për tu kthyer në tokën shqiptare sërish me “Air Albania”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here