Home Aktualitet Park Olimpik europian në vend të një rrënoje

Park Olimpik europian në vend të një rrënoje

63
0

Një strukturë e rrënuar në një fushë po aq të lënë pas dore në Korçë është kthyer në një Park Olimpik europian. Parku Olimpik i Korçës është një vepër unike që i jep qytetit një atraksion më tepër. Projekti, që ka shfrytëzuar një strukturë ekzistuese në formë harku, është ndarë në dy pjesë, duke strehuar brenda saj Pallatin e Sportit dhe “Qytetin e Fëmijëve”. Kjo vepër e përfunduar është një mundësi argëtimi veçanërisht për fëmijët, të cilët në ambientet e menduara enkas për ta si biblioteka, dhomat e muzikës ku mund të ndiqen kurse të veglave instrumentale dhe pjesa e gatimit, mund të kalojnë kohën e lirë.

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here