Kreu Aktualitet Kryeministri Rama në Forumin Ekonomik Botëror në Gjenevë

Kryeministri Rama në Forumin Ekonomik Botëror në Gjenevë

133
0

Qendra Rajonale për Inovacionin dhe Teknologjinë, pjesë e rrjetit të qendrave të mbështetura nga Forumi Ekonomik Botëror, do të vendoset në Tiranë. Lajmin e ka dhënë Kryeministri Edi Rama, i cili, që prej ditës së hënë ndodhet në Gjenevë të Zvicrës, në kuadër të takimin dyditor të liderëve me temë “Dialogu strategjik për Ballkanin Perëndimor”. “Dialogu strategjik i organizuar nga Forumi Ekonomik Botëror i Davosit është në vazhdën e një procesi të nisur në Davos, ku, së bashku, dakordësuam për të vijuar më tutje. Faktikisht, sot, ne kemi pasur një takim të frytshëm, jo se kështu thuhet zakonisht, por sepse janë marrë disa vendime konkrete. Ndër to, unë kam kënaqësinë të informoj se është vendosur që qendra e afiluar e të ashtuquajturit revolucion i katërt industrial do të jetë në Tiranë, qendra rajonale, e cila do të shërbejë si një pikë referimi për inovacionin, për kërkimin në fushën e teknologjisë dhe do të jetë pjesë e rrjetit të këtyre qendrave të mbështetura nga Forumi Ekonomik Botëror në San Francisco dhe në vende të tjera që do të sjellë një vlerë të shtuar besoj në një proces ku Shqipëria dhe rajoni kanë hyrë, që është procesi i digjitalizimit dhe i inovacionit,” u shpreh ndër të tjera Kryeministri Rama. Në këtë Forum, pjesëmarrësit diskutuan mbi një sërë tematikash që kanë për synim rritjen dhe stabilitetin në rajon, përmes nxitjes së bashkëpunimit mes vendeve. Veç Kryeministrit Edi Rama, në Gjenevë ndodhen edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, etj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here