Home Sociale Bimët që ruajnë tokën e qeniet e gjalla të globit

Bimët që ruajnë tokën e qeniet e gjalla të globit

243
0

Fotot janë marrë para pak ditesh nga Baldushku i Tiranës, ku sado e pakët toka bujqësore e luginës, duket e mrekullueshme, ndërsa kodrat paraqiten me ndjeshmëri të lartë nga çveshja e erozionit të tokës.Ky erosion original në shkallë të gjerë, në foton e pare duket sikur ka tendencë frenimi dhe bimët duket sikur hap pas hapi po bëjnë të pamundurën që të rikthehen. Nëse ekziston merita e njeriut këtu mund të qëndroje në faktin se është pakësuar presioni i kullotjes. Pikërisht ndalimi i këtij presioni i ka dhënë mundës irikthimit të bimëve që hap pas hapi premtojnë që do arrijnë nivelin e fotos së dytë, pra një mbulesë e dendur shkurresh mesdhetare. Jemi dëshmitar okular që bimët, pushtueset e kësaj hapesire boshe po e fillojnë nga asgjëja perveç shkëmbit që në këtë rast ështërërë e imet që ngjan me pluhur. Bimët e pakta kanë filluar të lidhin rrënjët në këtë shkëmb.Sipas shkencëtari tAmerikan Faulkner (Marrezia e pendarit 1945) ..një pjesë të nevojave jetike këto bime i sigurojnë nga mineralet prezente , disa nga ajri dhe rrezet e diellit, dhe pjesën tjetër nga uji. Arkitektura poroze që ata e kanë në krijim e sipër nga këto material, është ende mrekullia e ekzistencës, megjithëse kaq e zakonshme sa shpesh ndodh që të jetë edhe objek tkurioziteti. Një vështrim i rastësishëm në një grime të kampionit që marrim për të pare në mikroskop nga cipa e hollendarëse e qepëve, ose disa fije të algave, është një zbulim amator, edhe pse nuk i është dhënë gjykim tjetër. Nëse konsiderohet se ky rrjet delikat, i pangopur i qelizave nuk mund të jetë i mundur përveç pranisë në sasi të pafundme të kimikateve të tilla si fosfor, hekur, squfur, kalcium, kalium dhe magnez, mrekullia e jetës bëhet e dukshme. Për ta ditur, atëherë, që erozioni në mbarë botën u frenua në fillim nga gjëra të ngjashme me atë copezen e cipes se qepës gati te padukshme në lamelen e mikroskopit, duhet që të na japin një respect të arsyeshem për të gjitha bimët dhe përmbetjet e tyre të dekompozuara, deri në mbetjen e fundit të zezë koloidale të bimës së thare e dekompozuar ose të indeve në dekompozim të kafshëve, natyra organike vazhdon të luftojë erozionin me trikun e thithjes. Me ujin që përjetësisht e thithin, indet organike e mbajnë nën kontroll. Prandaj, këtu qëndron rëndësia e gjetjes së indeve organike ku uji mund t’I arrijë ato në momentin që takohen me tokën ne formën e shiut.
Bimët janë mbretërueset e vërteta të tokës.Të pavarura nga menaxhimi njerëzor, që na koha që u futën në garë, bimët erdhën spontanisht nga deti dhe sollën një ndikim frenues mbi gërryerjen e sipërfaqes së paqëndrueshme të tokës, duke e qetësuar shqetësimin e saj.Botanistët shpjegojnë procesin në mënyrë të detajuar dhe me arsyetim të besueshëm, duke lejuare tapat dhe kalimin e kohës nga qelizat e para të vetmet eksequoita gjigante dhe kohë të tjera për bimët qe kanë evoluar e janë zhvilluar mire për të kurorëzuar mantelin vegjetativ mbi tokë. Sigurisht, Moisiu ofron një histori të ndryshme, por edhe mund të jetë se ne duhet të jemi të sigurt se njeriu do të zotërojë pjesën tjetër të krijimit vetëm kur të arrijë të kuptojë bimët, mbretereshat e vërteta. Jane ata qe e mbajnë çelësin e hallkave të zinxhirt që përbën furnizimin me ushqim për gjithë bimëngrënësit.

HAKI KOLA
EKSPERT

Loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here