Kreu Aktualitet Mamografi falas në të gjithë vendin, shërbimi edhe pasdite

Mamografi falas në të gjithë vendin, shërbimi edhe pasdite

144
0

“Gjatë të gjithë muajit Tetor, muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, mamografitë në të gjithë shërbimin publik do të jenë falas dhe shërbimi do të ofrohet edhe pasdite, si dhe ditën e shtunë, për t’ju dhënë mundësi sa më shumë grave, të kryejnë ekzaminimin e gjirit”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, çeli fushatën e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në Poliklinikën e Specialiteteve nr. 3 në Tiranë, me një ftesë për të gjitha gratë, për të mos e neglizhuar kontrollin, pasi diagnostikimi i hershëm të shpëton jetën!

“Vetëm gjatë vitit të fundit, ne kemi dyfishuar shërbimin e mamografisë, duke ofruar për herë të parë këtë shërbim në Dibër, Kukës dhe Gjirokastër si dhe nëpërmjet mamografëve të lëvizshëm, shërbimi ofrohet falas në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

Po sot, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vizitoi spitalin Onkologjik, ku deklaroi se përmirësimi i trajtimit të të sëmurëve me kancer, qoftë përsa i përket medikamenteve, por edhe radioterapisë, ka bërë të mundur që, pavarësisht rritjes së incidencës së kësaj sëmundjeje, niveli i vdekshmërisë nga kanceri i gjirit në vendin tonë, të mos rritet.

“Siguruam për herë të parë trajtimin e plotë falas me herceptinë (për herë të parë edhe me formën e re subcutane) dhe përveçse në Tiranë, gratë që vuajnë nga kjo sëmundje nuk e kanë më të nevojshme të paraqiten në spitalin Onkologjik për të vijuar trajtimin, por e marrin atë afër vendbanimit, në 5 spitale rajonale”, tha Manastirliu.

Gjatë muajit Tetor, shërbimi i mamografisë do të jetë falas, nga ora 08:00- 18:00 nga e hëna në të premte dhe 08:00-14:00 të shtunave në Poliklinikën e Specialiteteve nr. 3 në Tiranë, në Maternitetin “Mbretëresha Gerladinë”, në QSUT si dhe në 9 spitale rajonale ku ofrohet ky shërbim. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shpallur edhe kalendarin e mamografëve të lëvizshëm, të cilët do të jenë përgjatë muajit Tetor në Skrapar, Fier, Ersekë, Sarandë, Lezhë, Fier, Burrel, Bajram Curri, Fierzë dhe Bulqizë. Vetëm nëpërmjet mamografëve të lëvizshëm, kryhet ekzaminimi i gjirit falas për rreth 5500 gra në vit.

Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë te gratë në Shqipëri dhe rastet e reja të raportuara vijojnë të rriten çdo vit. Vetëm gjatë 9-muajve të këtij viti, janë shënuar 513 raste të reja me kancer gjiri.

Më herët, me një videomesazh në rrjetin social Facebook, Manastirliu ju drejtua vajzave dhe grave me një mesazh të drejtpërdrejtë, për të mos humbur kohë për kryerjen e mamografisë, sepse –siç u shpreh ajo – diagnostikimi i hershëm, të shpëton jetën!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here