Kreu Ditar Tradhtarët janë dy herë armiq

Tradhtarët janë dy herë armiq

90
0

-Lamtumirë, nënë, ti ke dhe djem të tjerë, unë po shkoj, se unë kam edhe nënë tjetër, nënën Shqipëri!”
Skender Çaçi ka lindur në Podë të Leskovikut më 18 Janar 1916 në qytetin e Leskovikut që ngrihet në fund të malit Melesin, ku stërgjyshi i tij, Zylyftar Poda bëri betejën e qëndresës së madhe që ka zënë vend në historinë e kombit tonë. Babai i Skënderit kishte zbritur në qytet nga fshati Podë, bashkë me historinë e lashtë dhe atdhetare. Kur lindi vogëlushi, i vunë emrin e preferuar Skënder. Nekiu, babai i Skënderit, duke gëzuar veti të lashta atdhetare e ushqeu të birin me atdhedashuri.
Ai ishte një atdhetar i vërtetë, por i biri i tij, Skënderi i lartësoi, i ngjiti shkallë të tjera. Që në shkollën fillore jepte shenja që e veçonin nga të tjerët në sjellje dhe mësime. Falë këtij zelli në mësime, por edhe nxitja për t’i shërbyer atdheut e nxiti në vitin 1930 për të vazhduar shkollën ushtarake në Tiranë duke e fituar konkursin. Më vonë si student i shkëlqyer i hapet rruga për të vazhduar studimet në kolegjin ushtarak në Itali. Në fillim në Napoli e mandej në Torino, ku do të njihet e bëhet shok i ngushtë me Qemal Stafën e shokë të tjerë.
Ai që jetonte e frymëzohej nga legjendat e trimëritë e vendlindjes nuk mund të pranonte pushtimin e Shqipërisë dhe kur i kërkuan të bëtohej si ushtarak. Ai, me vështrim te shokët e tij, në sy të autoriteteve fashiste u drejtohet shokëve me zë të lartë “Betohemi se nuk do të pranojmë të bëjmë betim për skëterrat fashiste!” Kjo ishte një shkrepëtimë rrufeja, si ato të malit Melesin në leskovik. Nga ky çast, Skënder Çaçi merr pozicion të prërë kundër pushtuesve dhe renditet në vargun e atdhetarëve që u dhimbsej atdheu dhe dënonin pushtuesit.
Ata nuk ia falën, e rrëmbyen dhe në Shtator të vitit 1938, e internojnë në ishujt Ventotene. E mbajtën në internim një kohë të gjatë, dy vite e gjysëm. Ai do të njihej me të tjerë shokë revolucionare si Emin Duraku, Tom Kola dhe shqiptarë të tjerë. Në vitin 1941, u kthye në Tiranë ku përsëri burgoset.
Në vitin 1942, Skënder Çaçi do të vepronte në Tiranë nga ku do të dërgohej në vendlindje ku punoi dhe ngriti çetën e parë partizane ku dhe e zgjodhën komisar të saj. Ishte pjesëmarrës në shumë luftime dhe veçohej për guxim e trimëri. Mori pjesë në disa luftime. Leskoviku, qyteti i tij, ishte i pari qytet që u përfshi nga flakët, por lufta vazhdoi e pandërprerë. Për aftësitë e tij politike e luftarake,Skënder Çaçi e emëruan komisar i batalionit “Gorë-Opar”. Ai me maliherin e shkurtër në sup, me fytyrën e tij të qeshur e të dashur, kalonte në batalionin e tij nga një partizan tek tjetri, duke i pyetur për emrin, moshën, fishekët dhe bombat që ata kishin. Fjalët e luftëtareve të batalionit për “shqiponjën” Skënder Çaçi derdhen në një shtrat të vetëm dhe formojnë portretin e komisarit, portretin e Heroit. Lum Shqipëria që mburret me heronjtë e saj.
Partizanët e batalionit “Gorë-Opar” tregonin me trimëri se si komisari i tyre nuk i trembej asnjëherë rrezikut, por gjithmonë marshonte i pari në krye të batalionit. E, atje te Guri i Kamjes ku mbaron vargu i maleve të Lenijes, më 16 Tetor 1943, Skënder Çaçi sulmonte në krye të batalionit mbi armiqtë e tradhëtarët. Prej andej ky battalion e ndoqi armikun këmba-këmbës mbi mallet e Gribecit. Në atë pikë dominuese që mbante armiku, partizanët sulmonin nga të dy krahët, por zjarri i mitrolozëve që ishin vendosur në zgavrat e shkëmbinjve, nuk i linte të bënin përpara.
Jeta e tyre ishte në rrezik. Për të ndihmuar sulmin e partizanëve dhe për të thyer armikun, komisari mori vendim të sulmonte drejtpërsëdrejti në ballë. Rrëmbeu një mitroloz të lehtë, të cilin e përdorte sa herë që binte në përpjekje, mori me vete një skuadër dhe në krye të saj, përballë breshërisë së zjarrit armik, iu ngjit me thonj kodrës së thepisur. Por atje, në majë të shkëmbit, mbi “Gurin e Bletës”, duke sulmuar i pari me mitroloz dhe bomba dore, në çastin kur u hodh mbi pozicionet e kundërshtarit dhe kur kapi me dorë grykën e mitrolozit të armikut, plumbat dhe flaka i copëtuan nofullën.
Skënder Çaçi, duke qenë me nofulla e fyt të dërrmuar nga plumbi i armikut, s’mundi të fliste. Para se të vdiste, u kërkoi shokëve letër e laps dhe ato që donte t’i shprehte me gojë i hodhi në letër:
“Shokë, tradhëtarët janë dy herë armiq, sepse në damarët e tyre nuk ka gjak shqiptari. T’i çfarosni pa mëshirë këta të shitur: hitlerianët t’i dërmoni dhe t’i shpartalloni pa mëshirë… për mua mos u dëshpëroni. Liria nuk dhurohet, por fitohet. Lirinë nuk ta fal kush, atë duhet ta fitosh dhe historia ka treguar se pa derdhur gjak, nuk fitohet liria.
Shokë, luftën që kemi filluar duhet ta vazhdojmë më me ashpërsi deri në fund”. Këto ishin fjalët e fundit të Heroit të Popullit Skënder Çaçi ne çastet e fundit të jetës.
Më 16 tetor 1943, ai bie Dëshmor duke luftuar heroikisht te Guri i Kamjes në Mokër.
Në varg, luftëtaret e batalionit kënduan:
Vlon gjaku i ri,/Dëshmori thërret,/Që ra për liri,/Mbi truallin e vet…
Në shenjë respekti për punën e palodhur për meritat e për trimëri e tij batalioni mori emrin “Skënder Çaçi”.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here