Kreu Ditar Përdhese e vogël në Topana, por u bë kala

Përdhese e vogël në Topana, por u bë kala

85
0

Hajredin Bylyshi lindi në vitin 1922 në fshatin Tërbaç të Vlorës. Pushtimi fashist e gjeti djaloshin nbë bankat e shkollës Tregtare në Vlorë. Ai u aktivizua me lëvizjen që në fillim. Militoi në radhët e Rinisë në shkollë, u shqua për mobilizimin e të rinjve të qytetit e fshatit në luftë. U përjashtua nga shkolla. Shtëqpia e Hajredinit në “Topana” u shndërrua në një bazë të rëndësishme të Luftës Antifashiste; aty punonte teknika që nxirrte thirrje e proklamata që i bënin jehonë luftës çlirimtare. Hajredini ran ë sy të armikut dhe u detyrua të hidhej në ilegalitet në vitin 1942.
***
Hyqmet Buzi lindi në vitin 1922 në qytetin e Vlorës. Pushtimi fashist e gjeti nxënës në Shkollën Normale në Elbasan. Ai u dallua në demostratat që u organizuan kundër pushtuesve fashistë. Në vitin 1942, për veprimtari antifashiste u përjashtua nga shkolla dhe u kthye në Vlorë, u aktivizua në shërbim të luftës. Shtëpia e tij u bë bazë e luftës. Ai kreu me guxim të gjitha detyrat që iu ngarkuan.
***
Bajram Tushi lindi në fshatin Vërmik të Kurveleshit në vitin 1922. Ndoqi shkollën tregtare të Vlorës. Mori pjesë në veprimtari të organizuara nga të rinjtë. Mori pjesë në aksione që kryhen në qytetin e Vlorës dhe për këtë veprimtari u përjashtua nga shkolla. Shtëpia e tij ishte njëra nga bazat e luftës çlirimtare.
Më 18 Tetor 1942, të tre shokët: Hajredin Bylyshi, Hiqmet Buzi, Bajram Tushi dhe Mumin Selami, rrethohen nga pushtuesit fashistë. Thirrjes së tyre për t’u dorëzuar, bëri që trimat t’i përgjigjen me krisma revolver. Një luftë e pabarabartë. Ata vetëm katër luftëtarë, fashistët me qindra.
***
Mumin Bajrami u lind në fshatin Kallarat të Kurveleshit në vitin 1923. Ai ndoqi mësimët në gjimnazin e Tiranës. Aty u njoh me Ali Demin, Xhorxhi Martinin e shumë djelmosha të tjerë. Ai u burgos dhe u internua në fshatin e tij Kallarat ku iu dha mundësia të punojë me të rinjtë. Për veprimtari atdhetare u burgos një kohë në Tiranë. Më vonë, kur shkoi në Vlorë përsëri u burgos, iu nënshtrua torturave, por u bëri ballë dhe për mungesë provash u lirua për ta vazhduar luftën kundër pushtuesve fashistë.
***
Ishte natë Tetori i vitit 1942. Qyteti i Vlorës ishte zhytur në errësirën e thellë. Nëpër rrugët e shkreta patrullonin karabinierët dhe hapat e tyre të rënda prishnin heshtjen e plotë. Asnjë zhurmë tjetër s’ndihej gjëkundi. Dukej sikur Vlora ishte kredhur në një gjumë të thellë. Po jo! Në bodrumet e shtëpive të thjeshta të popullit, nuk kishte natë, nuk kishte gjumë. Diku bëhej një mbledhje ilegale apo njesiti gueril përgatiste planin e aksionit të ri. Përcilleshin plumba dhe armë. Lufta përditë merrte hov. Në një shtëpi të thjeshtë të lagjes Topana, strehë e luftëtarëve të lirisë, mblidheshin katër shokë, katër të rinj me zemër zjarr e barot: Hajredin Bylyshi, Mumin Selami, Hiqmet Buzi e Bajram Tushi.
Mblidheshin të kuvendonin për detyrën e re. Të nesermen duhej të niseshin për në Myzeqe. Njiheshin me njeri-tjetrin mirë, se kishin qenë nxënës në shkollën tregtare. Dhe do të shtegtonin larg, do të trokisnin në dyert e shtëpive të fshatarëve të Myzeqesë, t’u bënin thirrje për të luftuar pushtuesit.
Hiqmeti nuk ishte veçse 15 vjeç. Hajredini ishte më i madh, po dhe atij sa i kish dirsur mustaqja. Shokët e dëgjonin, e respektonin si t ëish një plak, ndonëse isgte vërsnik me ta. Duhej edhe të flinin ca, të shlodheshin para se të merrnin udhë. Por nuk u flihej, nuk kishin gjumë. Në këtë natë të errërt dhe dikush tjetër nuk flinte. Ky ishte një njeri-hije, ishte Azem spiuni. Populli ia dinte emrin e mbiemrin e plotë, e njihte me soj e sorollop, po i pëlqente ta thërriste më mirë “Azem spiuni”. Emër më të ndyrë e më të urryer nuk kishte. “Hija” kishte nuhatur diçka atë natë dhe si një langua, bridhte rrugicave. Azemi ishte nga ata langoj që s’lehnin. E në heshtjen e zezë të natës, 400 karabinierë rrethuan Topananë, lagjen e varfër të popullit. Për katër trima kishin ardhur 400 mercenarë. Fashistët e dinin mirë se me të tillë djem edhe me kaq forca të mos fitonin. Në rrugicat e ngushta të lagjes zvarriteh fshehtazi vdekja dhe, djemtë nuk e dinin se ajo po u afrohej.
Një e trokitur u ndje në derë. Një e trokitur që i ngjante një lajmi të kobshëm.
-Hapeni, se jemi shokë! – foli “Hija”.
Hajredini e kuptoi sakaq se ata ishin rrethuar, e kuptuan dhe tre shokët e tij, dhe, ashtu në heshtje i dhanë dorën njeri-tjetrit duke u shikuar në sy. Gjithçka kuptohej: “Të gjallë nuk dorëzohemi”. Ky ishte betimi i secilit prej tyre, në betim i heshtur por i hekurt. Dhe ishin të rinj, fare të rinj, në lule të rinisë. E dinin se do te vriteshin dhe prapë ishin të qetë e sytë u shkëlqenin me ngazëllim. Ishin heronj të rinj të kësaj toke të lashtë. Ishin rritur duke fjetur rrogozave, por I rritën dhe me heroizmin e truallit, që nënat ua mëkuan që në djep. Këta djem me shpirt të pastër e të madh.
Dëgjuan se si karabinierët u derdhën në oborr. Hajredini hapi derën dhe doli në prag. Thërret me sa zë kishte “Poshtë fashizmi!” dhe hedh një bombë. Karabinierët hutohen dhe frikësohen. Dëgjohen rënkime. Filloi beteja. Lagjja u zgjua nga të shtënat e armëve. Ajo i njihte krismat e revolverëve të djemve të saj dhe ndiqte me ankth të shtënat e tyre dhe pyeste: “Si do të bëjnë sonte djemtë tanë?”
***
Mumin Bajrami ishte një intelektual i formuar me prirje letrare. Ai ka shkruar në prozë disa skica të bukura. Në ditarin e tij më 7 Prill ka lënë shënimin “Mbi kockat e martirëve ngrihet atdheu”. Nga shkrimet e tij gjenden frymëzime nga vendlindja, nga fshati i tij Kallarati, që i dha luftës me dhjetra dëshmorë dhe çdo shtëpi nga dy e tre partizanë.
Mumini sulet pas Hajredinit të çajë rrethimin. Bajrami e Hiqmeti i vogël mbështesin sulmin e shokëve, duke qëlluar nga dritaret e shtëpisë. Fashistët kishin kujtuar se do t’i zinin lehtë “se ajo shtëpi e vogël me kallama nuk ishte kala, de”, mendonin shefat e tyre. Po shtëpinë e thjeshtë me kallama, katër trimat e bënë kala. I pari u vra Hajredini. Shokët u ndezën. U sul Mumini me urrejtje. Ra edhe ai.
Mbetën dy shokët më të rinj. Fashistët duke parë se të shtënat nga shtëpia u rralluan, e shtuan zjarrin. Po ata të dy mbaheshin. Bajrami u vërsul mbi armiqtë, me bomba e revolver në dorë. Luftoi dhe në sulm u godit për vdekje. Mbeti Hiqmeti, mbeti po nuk u dha i gjallë. Sulmoi edhe ai. Breshëria e mitrolozit armik goditi gjoksin e tij të njomë. Katër trimat ranë, u flijuan për çështjen e madhe të popullit.
Tërë qyteti mori vesh për përpjekjen e Topanasë, për trimat që ranë. Dhe zemra e popullit u ndez edhe më shumë nga hakmarrja. Nëna e Hiqmetit, që r kish shtëpinë pranë, vrapo the ku u zhvillua përpjekja. E gjeti të birin të hedhur në gardhin me tela. E mori në gjoks Hiqmetin e saj të vogël, e përkëdheli, po nuk qau. “Të lumtë Hiqmet, biri i nënës, ju lumtë Hajredin, Bajram, Mumin, bij të nënës!”
Dhe fjalët e nënës u përhapën dhe i përsëriti gjithë Vlora, i përsëriti si një betim për hakmarrje të rreptë. Populli u ngriti këngë:
Përdhesë e vogël në Topana,
Kish mure kallamash, po u bë kala…
Mumin Kallarati është njëri nga katër heronjtë e Topanasve, në Vlorë. Ra në Tetor të vitit 1942. Ai ishte një nga të parët luftëtarë me një veprimtari të gjerë revolucionare. Ditën që zbarkuan pushtuesit Mumini ka shënuar në një fletë: “Mbi kockat e martirëve ngrihet Atdheut”.
Më 18 Tetor 1942, të katër shokët: Hajredin Bylyshi, Hiqmet Buzi, Bajram Tushi dhe Mumin Selami, rrethohen në lagjen Topana nga forcat fashiste. Ata katër djem trima luftuan heroikisht me qindra forca fashiste të armatosur dhe ranë heroikisht.
Populli kater trimave u ngriti kengë:
Përdhese e vogël në Topana
Kish mure kallamash, po u bë kala…

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here