Kreu Ditar E reja qe dashuron vendlindjen

E reja qe dashuron vendlindjen

89
0

Ortela Stafa, me profesion “mësuese” është e reja me pjesmarrjet më aktive në kuadrin e veprimtarive të programuara që u zhvilluan nga projekti FLED gjatë katër viteve të kaluar në NjA Sinaballaj, bashkia Rrogozhinë.
Le të rrëfejmë me fjalët e saj:
Gjatë periudhës së tre viteve të fundit zona Sinaballaj është përfshirë në aktivitetet e programuar të projektit FLED të CNVP-së holandeze me seli qendrore në Tiranë. Gjatë këtij harku kohor, aspektet e programuar të projektit kanë përfshirë në mënyrë të veçantë përfaqësueset e grave e të vajzave në zonën Sinaballaj, bashkia Rrogozhinë.
Sot pas katër viteve ne jemi përballë rezultateve të atyre hapave që janë konsideruar të nevojshëm për një zhvillim ekonomik e mjedisor të qëndrueshëm të zones në fjalë. Le t’i citojmë ato!
Hap i parë i rëndësishëm është bërë në drejtim të sensibilizimit e të trajnimit periodik të grave e të vajzave që marrin pjesë aktive në veprimtaritë ekonomike që lidhen me burimet natyrorë të zonës, konkretisht në terrenet bujqësorë, në terrenet pyjorë dhenë terrenet e dëmtuar nga rrëshqitja, gërryerja dhe shplarja sipërfaqësore e tokave prej rreshjeve atmosferike.
Hapi i dytë ka të bëjë me ndërtimin e një grupi prodhuesish e tregetuesish për prodhimet tradicionalë të zones sonë siç janë: Vaji i ullirit, Gjelat e Detit, Perimet e ndryshme dhe bimët mjeksore-aromatike.
Hapi i tretë ka të bëjë me edukimin e brezit më të ri, konkretisht, nxënesit e shkollës 9 vjeçare Sinaballaj, me dashurinë për mjedisin, përpyllin, për kafshët dhe për shpendet e egër etj., që zhvillojnë ciklet jetësorë në habitatet natyrorë të zones Sinaballaj.
Le të theksojmë një shëmbull i cili reflekton bashkëpunimin tonë me familjet fermere në drejtim të informimit dhe sensibilizimit te tyre në drejtim të përdorimit racional e të qëndrueshëm të tokave bujqësore që ato kanë në pronësi! Në këtë drejtim unë, personalisht, u kam propozuar disa familjeve me banim resident në fshatrat e NjA Sinaballaj të ndërmarrin nisma ekonomike-mjedisore për kultivimin e terreneve të ndryshëm me lloje mjeksorë, eterovajorë e taniferë (theksojmë llojet: Lavandul, Rozmarinë, Zhumbricë, Dafinë). Një hap i tillë, sipas meje, do të çelë një rrugë të rè jo vetëm në drejtim të mbrojtjes së mjedisve tokësorë të dëmtuar mjaft prej fenomenit të erozionit por edhe në drejtimin ekonomik, i cili sot përbën një problem madhor e imediat për shumicën e familjeve të zones sonë.

FERDIN LICAJ

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here