Kreu Aktualitet Dënimet e lehta, jo më burg, por trajtim pranë komunitetit

Dënimet e lehta, jo më burg, por trajtim pranë komunitetit

48
0

Durrësi është qyteti i tretë, pas Tiranës dhe Korçës që i bashkohet zbatimit në praktikë të Kodit të Drejtësisë Penale për të Miturit, për të trajtuar pranë komunitetit, duke u angazhuar në programe të posaçme socializuese në qendrat sociale të Bashkisë, të miturit që kanë probleme të lehta me ligjin.

Ministria e Drejtësisë dhe Bashkia e Durrësit kanë nënshkruar marrëveshjen për zbatimin e masave alternative të shmangies nga ndjekja penale e të miturve në konflikt me ligjin. Kjo marrëveshje iu jep mundësi të miturve që kanë kryer një vepër të lehtë penale dhe jo me pasoja të rënda që të korrigjohen, këshillohen, informohen dhe udhëzohen se si mund të përmirësojnë sjelljen, se si mund të riparojnë dëmin e shkaktuar apo se si mund të pajtohen me viktimën nëpërmjet zbatimit të masave alternative të shmangies nga ndjekja penale.

Loading...

Marrëveshja u nënshkrua nga zv.ministri i Drejtësisë z.Toni Gogu dhe nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, z.Florian Tahiri. Në fjalën e tij zv.ministri i Drejtësisë falenderoi strukturat përkatëse në institucionet shtetërore, por edhe organizatat e shoqërisë civile që janë bërë pjesë e ndërtimit të mekanizmave institucionalë që duhen për të vënë në zbatim Kodin e Drejtësisë për të Miturit.

“Kam kënaqësinë të konstatoj që prokuroria e Durrësit ka filluar tashmë me miratimin e disa shmangieve të dënimit, të cilat kërkojnë që rrjeti komunitar të mundet të pranojë këta djem në mesin e tij, që të fillojnë jetën e tyre. Pra një gabim në rini, një shkelje e ligjit në rini, apo qoftë dhe i të qenurit i pranishëm si dëshmitar kur dikush tjetër shkel ligjin nuk mund të cënojë jetën e një njeriu për tërë jetën”, u shpreh zv.ministri Gogu.

Sipas tij “një element shumë i rëndësishëm i Reformës në Drejtësi është aksesi që qytetarët kanë në sistemin e drejtësisë dhe aksesi i qytetarëve të rinj, apo i qytetarëve vulnerabël që është siguruar përmes një sërë ndërhyrjesh në legjislacion ka qënë një nga fokuset kryesore të reformës”

Sipas marrëveshjes, Bashkia e Durrësit ka vënë në dispozicion të trajtimit dhe rehabilitimit të të miturve në kontakt me ligjin dy qendra sociale miltidisiplinore, njëra prej të cilave ndodhet pranë një zonë shumë të populluar nga një komunitet që problematikat dhe nevojat kërkojnë adresim me masa me natyrë sociale.

Nga ana e saj Ministria e Drejtësisë, Shërbimi i Provës dhe gjithë zinxhiri i institucioneve të drejtësisë që trajtojnë çështjet e të miturve në konflikt me ligjin do të nisin punën për realizimin e të gjitha detyrimeve që rrjedhin në kuadër të një drejtësie miqësore për ta.

Masat alternative të shmangies do të jepen nga organet kompetente gjyqësore, të cilat në çdo rast do të mbajnë në konsideratë interesin më të lartë të të miturit, rrethanat e tij familjare, mjedisore dhe shoqërore, nivelin e zhvillimit dhe faktorë të tjerë ndikues.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here