Kreu Aktualitet I llogaritën gabim pensionin, qytetari gjen zgjidhje falë Bashkëqeverisjes

I llogaritën gabim pensionin, qytetari gjen zgjidhje falë Bashkëqeverisjes

57
0

Një mjet që u garanton qytetarëve të zakonshëm akses të drejtpërdrejtë në qeverisje për të marrë të drejtën që u takon.

Kështu e ka cilësuar Kryeministri Rama platformën e Bashkëqeverisjes, shqipëriaqëduam.al, ku numri i qytetarëve që marrin zgjidhje për problemet e tyre sa vjen e rritet.

Loading...

I tillë është rasti i qytetarit Ymer Picalli nga Farka e Tiranës i cili u ankua në platformë se masa e pensionit nuk i ishte llogaritur saktë, si dhe nuk i ishin përfshirë të gjitha periudhat e sigurimit, për të cilat ai ka dhënë kontribut.

Pas ankesës, rasti i tij u trajtua nga zyra e Bashkëqeverisjes në Ministrinë e Financave dhe Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore dhe menjëherë iu rishqyrtua përfitimi i pensionit.

Tashmë qytetari përfiton pensionin e plotë me shumën që i takonte të merrte me të drejtë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here