Kreu Aktualitet Raporti javor mbi rezultatet e luftës antikorrupsion

Raporti javor mbi rezultatet e luftës antikorrupsion

49
0

Deklaratë për shtyp e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj:

Mekanizmi antikorrupsion i ngritur nga Qeveria në bashkëpunim gjithnjë e më të ngushtë me qytetarët përmes platformës shqiperiaqeduam.al, por edhe me institucionet e tjera ligjzbatuese, po fuqizohet dita-ditës, duke shënuar rezultate konkrete në identifikimin, dokumentimin dhe goditjen e akteve korruptive në të gjitha nivelet e administratës në rang vendi.

Loading...

Në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion, jam sot këtu për t’ju informuar mbi masat e marra dhe rezultatet e arritura nga Task Forca Antikorrupsion në shtatë ditët e fundit.

Por lejomëni të nënvizoj paraprakisht operacionet e suksesshme të Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit, të cilat kanë mundur të vënë në pranga një numër të pazakontë zyrtarësh dhe individësh të akuzuar për përfshirje në afera të rënda korruptive.

Strukturat e Policisë së Shtetit, kanë ndaluar dhe arrestuar 23 persona në rrethet Elbasan, Korçë, Kurbin, Lezhë e Tiranë, për veprat penale të shpërdorimit të detyrës, ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personit që ushtron funksione publike dhe korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore.

Ashtu siç u bë publik në fundjavë dhe arrestimi i ish drejtorit të përgjithshëm të burgjeve për veprën penale të korrupsionit pasiv.

Ndërkohë që ne përgatitemi të publikojmë reformën e rëndësishme të pronës, goditjet e fundit që lidhen edhe me pronën, janë fillimi i një pastrimi të madh të titujve të pronësisë në zonën e bregdetit.

Falënderojmë, mbështesim dhe nxisim prokurorinë të vijojë të godasë korrupsionin e zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

Task Forca Antikorrupsion e ka vijuar aktivitetin me inspektime direkte dhe njëkohësisht duke vlerësuar me seriozitetin maksimal çdo ankesë apo denoncim që ka ardhur në platformën e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al nga qytetarët, sikurse edhe denoncimet e bëra nga mediat.

Task Forca ka kryer inspektim në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Durrës, ku janë konstatuar një sërë shkeljesh të ndryshme.

Nga shkeljet e konstatuara lidhur me procedurat administrative të ndjekura në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Durrës, janë rekomanduar 18 masa disiplinore, vërejtje me paralajmërim për largim nga detyra, për Regjistruesin si dhe për 17 specialistë të këtij institucioni.

Ndërkohë, pritet të dilet me konkluzione në një sërë institucionesh të tjera të inspektuara si, spitale, drejtori rajonale tatimore dhe zyra të tjera regjistrimi pasurish të paluajtshme.

Gjithashtu, në vazhdën e hetimeve administrative në burgje, janë identifikuar një sërë nëpunësish të përfshirë në shkelje të ligjit apo afera korruptive.

Kështu janë referuar në prokurori për ndjekje penale, 3 punonjës të administratës pranë IEVP-së, Burrel,për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe janë rekomanduar marrje masash administrative ndaj 23 punonjësve, të IEVP-ve të ndryshme dhe vetë stafit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Ashtu siç pasqyrohet qartësisht edhe nga rezultatet e mësipërme, koordinimi i institucioneve ligjzbatuese në luftën kundër korrupsionit ka ardhur duke u rritur në mënyrë të ndjeshme dhe tashmë po finalizohet me arrestimin e një numri të madh personash të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Ne kemi bindjen se jemi në rrugën e duhur dhe se angazhimi ynë po jep frytet e veta, aq shumë të dëshiruara nga qytetarët shqiptarë.

Goditja e çdo akti korruptiv, në të gjitha nivelet e administratës, pa asnjë dallim ngjyre politike apo përkatësie është deviza jonë qeverisëse. Qytetarët janë aleati ynë më i mirë në këtë luftë pa kompromis.

Ndaj nuk do të rreshtim së përsërituri ftesën ndaj tyre për të na mbështetur dhe ndihmuar në këtë aksion të madh, duke denoncuar në platformën e bashkëqeverisjes çdo punonjës të administratës që shkel ligjin dhe çdo akt korruptiv që do të vërejnë në institucionet e shtetit.

Faleminderit

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here