Kreu Aktualitet BE-Shqipëri Komiteti i 9-të i Stabilizim-Asociimit

BE-Shqipëri Komiteti i 9-të i Stabilizim-Asociimit

93
0

Komiteti i Stabilizim-Asociimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian mbajti takimin e tij të nëntë më 25 tetor 2018 në Tiranë. Takimi u bashkëkryesua nga znj. Michela Matuella, Shefe e Njësisë në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit të Komisionit Evropian dhe z. Gent Cakaj, Zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.
Komiteti i Stabilizim-Asociimit paraqiti një mundësi për të vlerësuar progresin e Shqipërisë në fusha të ndryshme të bashkëpunimit, veçanërisht shtetin ligjor, administratën publike, tregtinë, zhvillimin ekonomik, bujqësinë dhe peshkimin, industrinë, tregune brendshëm, shoqërinë e informacionit, politikën sociale, transportin, energjinë dhe mjedisin.
Komisioni Evropian përshëndeti arritjet në të gjitha fushat, duke përfshirë në reformën gjyqësore, si dhe theksoi rëndësinë e konsolidimit të mëtejshëm të saj. Gjithashtu, ai nënvizoi nevojën për rezultate të tjera të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet, si dhe në luftën kundër krimit të organizuar, duke pranuar rezultatet e fundit, veçanërisht veprimet e Policisë së Shtetit kundër kultivimit dhe trafikimittë drogave. Garantimi që operacionet e fundit të rezultojnë medënime përfundimtare është kyç.
Komisioni Evropian përsëriti se dialogu konstruktiv politik dhe bashkëpunimi në Parlament midis qeverisë dhe opozitës është thelbësor për progresin dhe qëndrueshmërinë e reformave që lidhen me integrimin në BE.
Komisioni Evropian dhe Shqipëria ranë dakord mbi rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve për të adresuar fenomenin e aplikimeve të pabazuara për azil në Shtetet Anëtare të BE-së. Komisioni Evropian njohu angazhimin konstruktiv të Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, si dhe i nxiti autoritetet që ta ruanin atë si një element thelbësor të integrimit evropian.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here