Kreu Ditar Treni i jetës

Treni i jetës

69
0

Femijëria mosha me e mirë, me e bukur, me magjike,..vjen një moment që mbaron. Ne rritemi shumë shpejt, vjen dita që të hedhim vetë hapat e para, të marrim në dorë fatin e udhëtimit të trenit të jetës tonë. Si gjithmonë hapat e para kanë ndrojtje, emocione, veshtirësi, shpresë… por të rinj plot energji dhe deshirë për jetën, sberthejmë timonin e trenit tone dhe nuk ka pengesë që na ndalon.
Gradualisht vagonat mbushen me miq, shokë, dashamirës, me ish nxenës,studenta, moshatar, koleg, gjiton, të afërm, prinder….Treni vazhdon udhëtimin dhe ti i entusiazmuar fillon dhe numëron njerëzit që qendrojnë pranë teje, afër teje, para teje, mbrapa… në vagonin tjetër… Treni dhe vagonat të mbushura plot, plot gjallëri dhe zhurmë , të emocionojnë, të drithërojnë, të lumturojnë, që në vagonin tend janë njerëz të mirë që të duan, të respektojnë, që degjon fjalë plot mirësi, embëlsi…Udhëtimi vazhdon, ti rritesh grumbullon pervojë, ndryshon objektivat, modelet, standartet, bëhesh me i përgjegjëshem..Dimë kush jemi, çfarë duam dhe ku duam të shkojmë.
Në luftën tende për t’u bërë me i mirë, me i dobishëm për vehte, familjen dhe shoqerinë, verën se vagoni fillon e zbrazët, pakësohen njerëzit që dikur të rrethonin. Disa zbresin vetë, disa i hoqe ti, se nuk perputhën karakteret, kultura, vizionët, vlerat..,disa të tjerë hipin në stacionet që ti ndalon.
Treni vazhdon udhëtimin, ai është një udhëtim i gjatë ku do të kesh mundësin të njohësh shumë njerëz, me shumë maska dhe pakë fytyra origjinale. Me bishtin e syrit shikon ata që braktisin vagonin dhe fillon e të zë paniku ,ankthi… Ankthi dhe paniku ,trishtimi, zhgenjimi… pengojnë të vështrosh përpara dhe veshtirësojnë drejtimin e trenit. Por mos u merzit, mos u brengos… kështu janë gjërat dhe kështu është jeta.
Surprizat dhe befasimet vazhdojnë në trenin tend, por tashmë me i pjekur , me i mençur, më me përvojë…vendos që të ndalesh për një moment , të rregullosh me mirë orarët e nisjes, të mbritjes, stacionët, shpejtësinë.. Janë ndalesa të domosdoshme që të ndihmojnë të njohish vetvehten, njerëzit, ndalesa që të qartësojnë kufijtë dhe të drejtat e tua, por dhe të respektosh kufijtë dhe të drejtat e të tjerëve. Bën bilancin, hedh shikimin mbrapa, çfarë bere mirë, cfarë bere keq, kush të braktisi për fajin tend, kush për fajin e tyre…Ky meditim, kjo analizë me përgjegjësi, çiltërsi, pa egoizëm të ben me të mirë, me të mençur, të lejon të njohësh me mire vetvehten dhe njerëzit që të rrethojnë. Kur kupton që nga treni ikën ata që mendoje se nuk do të braktisnin kurrë, dhe qëndruan disa që mendoje se nuk do të ndiqnin, fillon dhe reflekton me mirë. Kjo është jeta dhe gabimet që bejmë, investojmë tek disa njerëz “gojëmbël” që kurrë nuk na deshen…Bën korrigjimet e duhura dhe rinisë udhëtimin. Nuk gjunjëzohesh, nuk duhet të gjunjëzohesh, në tren kanë ngelur mjaftushëm qe nuk të braktisen dhe ata mbulojnë boshllekun e krijuar.
Kur treni është në ngjitje vagonat fillojnë të rimbushen me njerëz që dine të bejnë lajka, të ofrojnë ”embëlsi“, “mirësi”… Hipokritët. Interesaxhinjtë të joshin me fjalë, të ngrejnë në qiell për sukseset që ke arritur. Mjeshtër në genjeshtër, në elozhe, të verbojnë, të hutojnë dhe të torturojnë për të realizuar qëllimët e tyre. Ata mendojnë se bota sillet vetëm rreth tyre, ata vetëm kërkojnë ,në venat e tyre nuk qarkullon gjak por mosmirënjohje. Diku brenda vagonit të zë syri dhe ndonjë fytyrë që dikur të ka braktisur. Ata qëndrojnë të qetë, pa u skuqur dhe sillen sikur s’kan dodhur asgjë. Largohu sa më parë, zbriti sa më shpejtë sa nuk është vonë nga treni yt. Ata janë shumë të vegjel për trenin dhe universin tend dhe kështu do te ngelen, të vegjel dhe pa karakter.
Kur fati dhe rrethanat e sjellin që treni shkon në zbritje, përseri ka largime dhe pakësime…Vjedhurazi hedh veshtrimin rreth teje dhe shikon sa pak kanë ngelur. Qetësohu nuk je ti fajtor, qytetarët, njerëzit, udhëtarët janë ata që janë me karaktere, kulturë, mentalitet..të ndryshme. Nuk mundt’i kënaqësh të gjithë, nuk mund ta kesh mirë me të gjithë.Teatri i jetës, teatri i qytetit, teatri i vagonit, ka aktorët e tij ku luhen tragjeditë dhe komeditë. Është pergjëgjësia e jonë që të zgjedhim ngjyrat që na përshtaten dhe me to të pikturojmë jetën tonë duke eleminuar ngjyrën e zezë dhe gri që përfaqësojnë frikën dhe deshtimin..
Në këte udhëtim është e pashmangëshme, është e veshtirë, shumë e dhimbëshme kur ikin nga jeta njerëzit e dashur dhe të shtrenjtë, prindërit. Kur humb prindërit për momentin i harron të gjitha ëndërrat, të gjitha deshirat. Kur prinderit ikin, asgjë nuk është si më parë. Nuk mund të ndjehemi të mbrojtur, na mungon strehëza ku ndjenim siguri garanci. Nuk ikin vetëm prinderit, por ikën një pjesë e jotja.Të mungon shumë buzëqeshja, këshilla, përqafimi i ngrohtë i tyre.Ndjen vetmi, je si jetim dhe pse ke njerëz të shtrenjtë në krahun tend. E ndjen vehten të vogël, femijë dhe zemren e ke bosh. Ata nuk ikën nuk të braktisen kurrë në asnjë moment. Edhe tani i mbart me vehte kudo që shkon, ne DN,…mbart kujtimet, këshillat, dashurinë dhe gjithmonë mendon se janë në vagonin tjetër dhe nga çasti në çast do të shfaqën.
Rinisë udhëtimin, duhet me çdo kusht të vazhdosh, ndalesa është vdekje, deshtim… Duhet të vazhdosh për ata që të duan me gjithë shpirt. Nuk ka rendësi sa njerëz ka vagoni, janë shumë apo pak, rendësi ka sa dashuri, sa embëlsi, respekt, magji… ka brenda atij. Me këta të paktë do të përballësh me veshtirësitë që do të vijojnë. Endërro dhe lufto që endërrat të behën realitet, ato nuk duhet të braktisen kurrë. Njerëzit do të harrojnë çfarë ke thenë, ku ke punuar, çfarë ke berë, sa pasuri vure…, por kurrë nuk do të harrojnë se si i bëre të ndihen në trenin tend të jetës.
Dhe siç shkruante i madhi Ernest Heminguej: “Jeta e çdo njeriu përfundon në të njejtën mënyrë…Janë vetëm detajet, se s idikush e ka jetuar dhe si ka vdekur që i dallojnë”.
Dhe do të vijë një ditë që do të bindesh se të gjithë njerëzit që takove, ata që hipën në vagonin tend, ata që nuk hipën, por i njohe në stacionet e ndalesës…, dikush të vuri në provë, në sfidë, disa të shfrytëzuan, të përdorën, disa të merzitën dhe të deshpëruan, disa të vlerësuan…dhe disa nuk të braktisën kurrë gjatë gjithë udhëtimit… Çfarëdo që ndodhi në vagonin tend, në trenin tend, në udhëtimin tend, një gjë ka rendësi: qe duhen vlerësuar dhe duhen falenderuar të gjithë njerëzit… Ata të gjithë sejcili sipas mënyrës se tij, të ndihmuan të dhanë një mësim për jetën dhe bën që udhëtimi të jetë plot surpriza, i veshtirë, por i bukur, emocionues, plot jetë dhe dinjitet.

KRISTO KAURI

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here