Kreu Aktualitet Luftë frontale ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar

Luftë frontale ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar

57
0

Deklaratë për mediat, pas mbledhjes se Këshillit të Ministrave, e ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj:

Sot Këshilli i Ministrave miratoi një paketë ndryshimesh ligjore, që ndalon përfitimin e të mirave publike nga persona fizike apo juridike të dënuar për një sërë veprash të rënda penale, që lidhen me krimin e organizuar, trafikimin dhe terrorizmin ose korrupsionin.

Loading...

Falë kësaj pakete, me hyrjen në fuqi të këtyre masave, do tu ndalohet çdo lloj mundësie, që kjo kategori individësh, shoqërish tregtare, apo aksionere dhe përfaqësues të tyre, të përfitojnë para të taksapaguesve shqiptarë, apo mbështetje financiare nga fondet publike për ushtrimin e aktivitetit të tyre fitimprurës.

Lufta jonë frontale ndaj kriminalitetit shënon sot një zhvillim tjetër të ri.

Nëse deri më sot, në bazë të ligjeve në fuqi, përjashtoheshin nga përftimi i fondeve publike vetëm subjektet juridike të dënuara më parë, me hyrjen në fuqi të paketës së re do të përjashtohen edhe aksionerët, administratorët apo individë të tjerë me rol vendimmarrës në këto shoqëri tregëtare, të cilët janë ose kanë qenë të dënuar në cilësinë e tyre individuale.

Këto ndryshime janë në përputhje të plotë me direktivat e BE dhe standardet ndërkombëtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Me këtë paketë ligjore, parashikohet që, nuk do të mund të përfitojnë tendera publik apo koncensione, asnjë kompani, që jo vetëm rezulton e dënuar si subjekt juridik, por edhe në rastet kur të dënuar rezultojnë administratorët, përfaqësuesit, drejtuesit, ortakët apo aksionerët.

I njëjti ndalim do të aplikohet edhe për përfitimin e statusit të investitorit strategjik, përfitimin për lehtësi në fushën e turizmit dhe përftimin e ndihmës shtetërore.

Dëshiroj ta shfrytëzoj këtë rast për të kujtuar edhe njëherë çdo individ me rekorde kriminale se nuk do të ketë asnjë shans të përfitojë asnjë qindarkë nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here