Kreu Aktualitet Jep dorëheqjen Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj

Jep dorëheqjen Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj

57
0

Jep dorëheqjen ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Lajmin e jep kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë njofton edhe emrin e ministrit të ri të Brendshëm. Ai do jetë Gjeneral Sandër Lleshi, që aktualisht mban detyrën e këshilltarit për sigurinë pranë kryeministrit.

Loading...

Pranova dorëheqjen e ministrit Xhafaj, të cilin e falenderoj për kontributin e çmuar.Gjeneral Sandër Lleshi do të sjellë një energji të re pozitive në krye të Punëve të Brendshme. Traseja është e shtruar. Tani duhet rritur shpejtësia dhe duhen arritur rezultate edhe më domethënëse.

Emërimi nga Rama i Sandër Lleshit, ministër i Brendshëm
Fatmir Xhafaj ka qenë në qendër të akuzave të opozitës për çështjen e vëllait të tij për dosjen “Babalja”. Fatmir Xhafaj u emërua në detyrën e ministrit të Brendshëm në mars 2017, pas shkarkimit të Saimir Tahirit, i vënë gjithashtu në qendër të akuzave dhe sulmeve të opozitës për bashkëpunim në trafik droge me grupin e Habilajve. Detyrë të cilën Xhafaj do ta linte në maj 2017, pas paktit të 17 majit Rama-Basha dhe do të emërohej ministri teknik Dritan Demiraj. Por pas fitores së zgjedhjeve parlamentare nga PS, Xhafaj u rikthye në të njëjtën detyrë në kabinetin “Rama 2”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here