Kreu Aktualitet Shijak, Kryeministri Rama në familjen që iu ndërtua shtëpia nga e para

Shijak, Kryeministri Rama në familjen që iu ndërtua shtëpia nga e para

78
0

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kanë vizituar familjen e Hysen Zhupanit në Shijak, shtëpia e të cilit është rindërtuar nga e para në vetëm 3 javë. Në fillim të muajit shtator Kryeministri Rama dhe ministrja Manastirliu panë nga afër gjendjen mjaft të rënduar në të cilën ndodhej kjo familje me 5 anëtarë. Brenda një muaji filloi të vihej në zbatim projekti, për ta rikthyer ndërtesën e rrënuar në një banesë me kushte bashkëkohore. “Ne kemi bërë një listë të këtyre familjeve, disa që janë në process, do fillojmë të tjera, do t´i ndihmojmë, sepse ashtu, në atë gjendjen ekstreme, nuk janë shumë, për fat të mirë,” tha ndër të tjera Kryeministri Rama. ​

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here