Kreu Aktualitet Lufta ndaj krimit të organizuar

Lufta ndaj krimit të organizuar

28
0

“Qeveria shqiptare që në fillim të mandatit të saj ka marrë një angazhim të qartë, të luftojë me të gjitha mjetet dhe pa kompromis të gjitha format e krimit të organizuar”, deklaroi zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj në konferencën ministeriale me temë “Lufta kundër krimeve të rënda në Ballkanin Perëndimor”, që po mbahet në Brindizi të Italisë.

Hodaj theksoi rëndësinë e planit të veprimit “Forca e Ligjit” dhe të gjitha arritjet e deritanishme.

Loading...

Ai vlerësoi gjithashtu nivelin e lartë të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë. Në vijim u ndal te çështja e terrorizmit si një fenomen që kërcënon në mënyrë të drejtpërdrejtë sigurinë e vendeve tona, duke theksuar faktin se lufta ndaj këtij fenomeni kërkon angazhim të vazhdueshëm, planifikim, koordinim mes agjencive ligj zbatuese brenda dhe jashtë vendeve tona. Qasja ndaj tij dhe ndaj krimit të organizuar në përgjithësi duhet të jetë gjithëpërfshirëse, duke bërë një punë të vazhdueshme parandaluese.

Hodaj shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e Shqipërisë për të qëndruar në krah të aleatëve të saj dhe synimin për marrëdhënie pozitive mes shteteve e qeverive, duke dëshmuar se është një partner serioz dhe i tillë do të vazhdojë të jetë edhe në të ardhmen.

Konferencën e hapi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë italiane për Sigurinë Publike Franco Gabrielli dhe më pas foli zv.ministri i Brendshëm italian senator Stefano Candiani.

Kjo konferencë organizohet në kuadër të projektit IPA 2017 dhe veç zv.ministrit Hodaj mori pjesë edhe zv.drejtorja e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here