Kreu Aktualitet Policia e Shtetit e para në rajon për 2 operacione ndërkombëtare

Policia e Shtetit e para në rajon për 2 operacione ndërkombëtare

41
0

Policia e Shtetit u vlerësua me çmimin e parë në rajon, nga Qendra për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC) për 2 operacione ndërkombëtare të realizuara me sukses gjatë vitit 2018.

Operacionet për të cilat është dhënë çmimi janë “ONE IF-BY LAND” kundër trafikimit ndërkufitar tё qenieve njerëzore, si dhe “PRECIZIONI” pёr goditjen e aktivitetit të paligjshëm të trafikimit ndërkufitar tё drogës.

Loading...

Në dhënien e çmimit janë mbajtur parasysh një sërë faktorësh, por kryesoret janë rezultati i suksesshëm, shtrirja e tij, bashkëpunimi ndërkombëtar.

Operacioni “PASSPORT/ONE IF BY LAND” u zhvillua në bashkëpunim me agjencitë ligj- zbatuese në Bullgari, Shqipëri dhe Maqedoni. Gjatë tij u arrestuan rreth 40 persona dhe u zbuluan shumë lidhje kriminale tё rrjetit.

Operacioni “SUNSHINE/PRECIZIONI” u zhvillua në bashkëpunim me autoritetet zyrtare në Greqi, Turqi dhe Maqedoni. U arrestuan 132 persona, u zhvilluan 12 operacione të ndryshme, u sekuestruan 16.7 ton kanabis, mjete, armë, skafe dhe kokainë.

Me rastin e dhënies së çmimit, drejtoresha e Përgjithshme e SELEC Snejana Maleeva, i ka dërguar drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, një letër vlerësimi për dedikimin profesional dhe përpjekjet e bëra nga Policia e Shtetit, që finalizuan këto dy operacione duke arritur rezultate të shkëlqyera.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here