Kreu Aktualitet Komisioni i Ligjeve miraton 2 kandidatët për anëtarë të KQZ

Komisioni i Ligjeve miraton 2 kandidatët për anëtarë të KQZ

37
0

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi dy kandidatët të propozuar nga shumica parlamentare për anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në mbledhjen e sotme të komisionit u zhvillua një seancë dëgjimore me kandidatët e propozuar nga shumica parlamentare për anëtarë të KQZ, të cilët ishin Bledar Skënderi dhe Rezarta Bitri.

Loading...

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla bëri propozimin e kandidatëve për plotësimin e vakancave në KQZ, ku theksoi se në këtë përzgjedhje është respektuar edhe kuota gjinore, të cilën e konsideroi të rëndësishme.

“Pas konsultimit me të gjithë anëtarët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe pas një vlerësimi se çfarë përfaqësojnë këto kandidatura, jam këtu sot që t’i propozoj komisionit tuaj në cilësinë e komisionit përgjegjës të përcaktuar, nga rregullorja e Kuvendit”, – tha Balla.

Kandidati Bledar Skënderi u shpreh se gjatë periudhës që ka qenë në KQZ në një palë zgjedhje, u arrit të përmirësohen standardet gjatë procesit zgjedhor.

Më tej, mbledhja vazhdoi me seancën dëgjimore të kandidates tjetër Rezarta Bitri, e cila u shpreh: “KQZ është një institucion që kërkon përtej profesionalizmit, kërkon disa virtyte të cilat besoj se i përfaqësoj denjësisht. Eksperienca ime është një eksperiencë e fokusuar në fushën e ligjit.”

Pasi dëgjuan prezantimin e kandidaturave, relatori i çështjes Bledar Çuçi i propozoi komisionit hedhjen në votim të dy kandidaturave.

Të dy kandidatë, Bledar Skënderi dhe Rezarta Bitri morën mbështetjen e anëtarëve të komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, duke i përcjellë kandidaturat për votëbesim seancës plenare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here