Kreu Aktualitet Reforma në Drejtësi, të përkushtuar të punojmë ngushtësisht me Gjermaninë

Reforma në Drejtësi, të përkushtuar të punojmë ngushtësisht me Gjermaninë

41
0

Në vijim të vizitave të shumta të deputetëve të Bundestagut, dje dhe sot vizituan Shqipërinë tetë deputetë përfaqësues nga të gjitha partitë parlamentare gjermane. Delegacioni drejtohet nga Stephan Brandner (AfD), Kryetar i Komisionit të Ligjeve, pjesë e delegacionit janë Prof. Dr. Heribert Hirte (CDU/CSU), Carsten Müller (CDU/CSU), Dr. Karl-Heinz Brunner (SPD), Esther Dilcher (SPD), Dr. Jürgen Martens (FDP), Gökay Akbulut (Të majtët), Canan Bayram, (Aleanca 90/Të Gjelbrit). Gjatë bisedës me deputetët gjermanë kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, u shpreh se: “në kuadër të Vendimit të Këshillit Europian të qershorit, mbetemi të përkushtuar të punojmë ngushtësisht me Gjermaninë, në mënyrë që të arrijmë progres të mëtejshëm në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe gjithashtu që të trajtojmë probleme specifike si aplikimet e pabaza për azil të shtetasve shqiptarë, trafiqet e paligjshme të të gjithë llojeve, etj. Shqipëria e konsideron Gjermaninë një partnere të rëndësishme strategjike në fushën e sigurisë dhe rendit publik”. Gjermania dhe Shqipëria “kanë interesa të përbashkëta, që përputhen 100 % me njëra-tjetrën për të cilat Ministritë e Brendshme respective kanë intensifikuar kontaktet dhe po punojmë bashkërisht që t’i realizojmë. Fokus i veçantë vihet në çështje që lidhen me luftën kundër krimit të organizuar, emigracionit illegal, korrupsionit dhe sigurisht terrorizmit ndërkombëtar. Është në interesin tonë dhe të partnerëve tanë evropianë që puna në këto fusha të drejtohet dhe të monitorohet në kontekstin e benchmarks të negociatave të anëtarësimit. Sigurisht është edhe në interesin e besueshmërisë së procesit të zgjerimit që të tregojë se dedikimi ndaj progresit në reforma do të shpërblehet dhe do të jetë frytdhënës. Gjithashtu, një qasje e balancuar e procesit të zgjerimit në rajon do të ndihmonte në luajtjen e rolit tonë konstruktiv në lidhje me zhvillimet rajonale”.
Viti 2018 shënon intensitetin më të lartë të shkëmbimit të vizitave të nivelit të lartë mes dy vendeve, sidomos në dimensionin parlamentar. Qeveria shqiptare synon të intensifikojë në vijimësi bashkëpunimin me Gjermaninë, duke pasur në fokus vendimin e qershorit 2019 (dëgjesa ne Bundestag, shkëmbime vizitash ne nivele të ndryshme, konsultime diplomatike, etj). Gjithashtu duke qenë se Bundestagu ka vënë si kusht për konferencën e parë ndërqeveritare ‘paraqitjen nga Qeveria Shqiptare të një projektligji për reformën zgjedhore në Shqipëri, në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR-it, duke siguruar financime transparente për fushatat dhe partitë zgjedhore’, deputeti Balla shprehet se “e informuam delegacionin gjerman se tashmë ka një draft të përgatitur nga ekspertët falë mbështetjes së vyer te dy fondacioneve gjermane “Konrad Adenauer” dhe “Friedrich Ebert”.”

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here