Kreu Aktualitet Soreca: Lufta me kriminalitetin të vijojë me të njëjtin intensitet

Soreca: Lufta me kriminalitetin të vijojë me të njëjtin intensitet

36
0

Gjatë një aktiviteti në Fier, ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca ka folur për ngjarjen në Bularat, por edhe për ndryshimet në Ministrinë e Brendshme, duke vlerësuar ish-ministrin Xhafaj, si dhe ka kërkuar vijimin me të njëjtin intensitet të luftës ndaj krimit në vend. “Gjatë muajve të fundit Ministria e Brendshme ka ndërmarrë disa veprime shumë të rëndësishme dhe në krye të tyre ka qenë ministri Fatmir Xhafaj, prandaj edhe vlerësimi ynë për ministrin është i qartë,” u shpreh ai. Luigi Soreca tha se duhet të vijojë lufta kundër krimit. “Ne shpresojmë që ministri i ardhshëm dhe qeveria do vazhdojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjithë vendin. Në fakt ne presim që kjo gjë të ndodhë pasi është në të interes të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë,” theksoi Soreca. Nga ana tjetër ai u ndal edhe te çështja e Bularatit dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Sipas tij, Shqipëria duhet të mbrojë komunitetet minoritare dhe të gjendet një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull, duke përfshirë edhe çështjen e detit. “Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Greqisë është një çështje dypalëshe. Është e rëndësishme për ne si BE që të dy vendet të gjejnë një marrëveshje për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE. Po ashtu është e rëndësishme që minoritetet dhe pakicat në Shqipëri të mbrohen, ”deklaroi ambasadori i BE në Shqipëri.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here