Kreu Ditar Luftëtar i vendosur i LANÇ

Luftëtar i vendosur i LANÇ

51
0

Estref Caka (Osoja) komandant kompanie në Brigadën e Parë ishte një luftëtar i vendosur i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ai qysh në fillim u njoh me idetë komuniste dhe u bë propagandues i tyre në masat e në radhët e ushtrisë fashiste ku ishte i mobilizuar. Pasi derzertoi nga ushtria, u radhit në njërën nga çetat e Skraparit. Me krijimin e Brigadës I-rë Sulmuese, u inkuadrua në radhët e saj. Si komandant dhe si luftëtar e drejtues ushtarak, Estrefi u shqua për guxim në të gjitha veprimet luftarake deri sa ra duke luftuar kundër nazistëve gjermanë.
Jataku i Estref Osojës ishin mallet e nalta të Skraparit. Aty ishte foleja e çetës partizane. Në radhët e saj, Ai gjeti rrugën që ai kishte ëndërruar. Estref Caka lindi në vitin 1919.
Ishte e rëndë uniforma e ushtrisë së huaj. Ushtarët ndjenin peshën e rëndë të saj. Edhe djaloshi Estref Caka, si gjithë të tjerët e ndjeu peshën e rëndë. Kishte armë në dorë. Po kundër kujt ta përdorte armën? Përpëlitej e s’dinte ç’të bënte gjer një ditë i ra në dorë një komunikatë ku thuhej: “Çdo shqiptar duhet të jetë një ushtarak i lirisë”. E lexoi, e rilexoi atë trakt dhe u shprehu shokëve: “E ne, ç’ka jemi, ushtarë të lirisë apo ushtarë në shërbim të pushtuesit. Fliste lirshëm me shokë dhe një ditë e rrëmbeu armën dhe shtegtoi nëpër male për të arritur në Skrapar. Ishin ditët kur shqiptarët këndonin:
Kudo vete hidhem unë,/prag më prag/Shqipërinë anë e mbanë e kam jatak./kudo vete hidhem unë, shteg më shteg/nuk kam frikë nga fashistë/me dyfek.
Jataku i Estref Osojës ishin mallet e nalta të Skraparit. Aty ishte foleja e çetës partizane. Në radhët e saj Estrefi gjeti rrugën që ai kishte ëndërruar. Në Gusht të vitit 1943 do të shkonte në radhët e Brigadës I-rë Sulmuese. Mori pjesë në shumë luftime. Ai e tregoi veten si luftëtar trim dhe komandant i zoti. Do të dukej Estrefi në luftimet nëpër rrugica e barrikada. E zbrazi ai automatikun nga njëra shtëpi në tjetrën. Me shembullin e tij frymëzonte të tjerët.
Do të veçonim luftimet në sheshin “Skënderbej”.
…Ishte Nëntor. Në rrugët e kryeqytetit kalonin partizanë, ushtonte krisma e pushkëve partizane. Kishte disa ditë që kish filluar lufta për çlirimin e Tiranë. Kudo luftohej; rrugë më rrugë, shtëpi më shtëpi, dhomë më dhomë. Kudo dëgjoheshin vetëm krisma dhe zhurmë lufte. Herë pas here mbi këto krisma ngrihej lart kënga e partizanëve.
“…Brigada I-rë luftonte nëpër rrugër qëndrore të Tiranës. Partizanët hidheshin përpara duke sulmuar me trimëri pozicionet e armikut. Një kompani luftonte në sheshin qendror, në sheshin “Skënderbej”. Që lart, nga katet e ministrive qëllonin mitrolozët gjermanë. Shumica e tyre heshtën, por njëri ende qëllonte mbi partizanët. Edhe ai duhej asgjesuar.
Një djalosh i ri, shtrihet rrafsh me tokën dhe zvarritet drejt korbit të zi që villte zjarr, që mundohej t’u merrte jetën shokëvë të tij. Ai ishte komandanti Estref Caka dhe ai vbetë do ta agjësonte atë fole zjarri vendosur në dritaren e një ministrie.
Shoket e tij, me të shtënat e tyre, i tërhiqnin vemendjen armikut. Edhe pak, ja Estrefi u ngrit, u ngjit e u bë një me murin, vazhdoi. Eci edhe pak dhe e kaloi rrezikun e plumbave.
…Estrefi hyri brenda por përpara i dolën disa gjermanë. Qëlloi me automatik dhe ata nuk u ndjenë më. Ai vazhdoi të ngjitej lart dhe përsëri qëlloi rrotull. U mbështet në parmakët e shkallëve, e mblodhi veten. Qëlloi dhe gjermani që e plagosi i ra para këmbëve. Estrefi vazhdoi të ngjitej sepse duhej asgjesuar mitrolozi, i cili po qëllonte pa ndërprerje në drejtim të partizanëve. Ai arriti përpara derës së dhomës ku ishte ajo fole e armikut.
U afrua, por dëgjoi të shtënat e mitrolozit armik. Krahu i majtë i dhimbte “Duro edhe pak”! – i dha zemër vetes dhe me shkelm hapi derën: “Ti nuk do të qëllosh më mbi partizanët”! u dëgjua zëri i fortë i tij dhe në cast shkeli këmbëzën e automatikut. U ndjenë dy krisma nga dy armë të ndryshme. Në të njejtën kohë edhe gjermani e kishte qëlluar me revolver Estrefin.
Komandant Estref Cekës iu var dora e majtë. Me dorën e djathtë shtrëngoi automatikun, hapi edhe një herë sytë dhe pa se si mitralieri gjerman u përmbys, veshët e tij dëgjuan se si shokët sulmuan, se si thërrisnin: “Fitore! Fitore! Ai buzëqeshi…shtrëngoi edhe një herë automatikun. Pori u duk sikur shokët e mbështollën me flamurin e kuq, me këngët e fitores…sikur përsëri u ngrti në këmbë dhe thirri edhe ai: “Fitore!”…
Estre Caka (Osoja), me detyrën e komandantit të kompanisë së Brigadës të I-rë Sulmuese, ra Dëshmor i Atdheut në luftimet për çlirimin e Tiranës në Nëntor të vitit 1944.
RESUL BEDO

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here