Kreu Aktualitet Balla: Data e zgjedhjeve vendore mes dy të dielave të fundit të...

Balla: Data e zgjedhjeve vendore mes dy të dielave të fundit të qershorit

40
0
Deputeti i PS, Taulant Balla, duke folur per gazetaret, pas nje mbledhje e grupit parlamentar te Partise Socialiste, ku eshte debatuar ne lidhje me incidentin ne Elbasan me deputetin Ben Blushi./r/n/r/nLawmaker, Taulant Balla, speaks to journalists during a meeting of the parliamentary group of Socialist Party.

Deklarata për mediat e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pas takimit me Presidentin e Republikës:
Z. Balla a kemi një datë të re zgjedhjesh? A u caktua një datë paraprakisht?
Duke e falenderuar Presidentin e Republikës për vijimësinë e një tradite shumëvjeçare për konsultimin me partitë kryesore politike lidhur me dekretimin e datës së zgjedhjeve vendore të qershorit 2019, zhvilluam një bisedë me Presidentin e Republikës, z. Meta.
Kodi Zgjedhor në fakt është i qartë, qoftë në afatin e përfundimit të mandatit 4-vjeçar të të zgjedhurve vendorë, qoftë edhe në përcaktimin se në sezonin zgjedhor prill-maj-qershor është cituar dy të dielat e fundit të qershorit, si dy datat e mundshme të zhvillimit të zgjedhjeve vendore.
Dua ta them që ka pasur në fakt nga operatorët turistikë një kërkesë të kahershme për një datë më herët se sa fundi i qershorit, por kjo është një çështje që i takon dakordësisë mes të gjithëve. Megjithatë, Presidenti i Republikës do të bëjë këtë proces konsultash dhe shumë shpejt do të kemi një datë.
Cili ishte propozimi i Partisë Socialiste?
Ne nuk propozojmë datë, sepse datën e përcakton Presidenti i Republikës dhe Kodi Zgjedhor.
Ishte i shqetësuar presidenti për mungesën e opozitës?
Nuk kemi biseduar për këtë çështje.
Morët një feedback për sa i përket dekretit të Presidentit për emërimin e ministrit të ri të Brendshëm?
Nuk ishte pjesë e diskutimit!
Z. Balla, trembeni nga dosja që do publikojë PD?
Nuk ishte pjesë e diskutimit.
Faleminderit!

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here