Kreu Aktualitet Rezultatet javore të luftës kundër korrupsionit

Rezultatet javore të luftës kundër korrupsionit

39
0

Deklarata e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj: 

Strukturat e luftës kundër korrupsionit, në bashkëpunim të ngushtë edhe me institucionet e tjera ligjzbatuese kanë vijuar punën intensive për të evidentuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore, të gjithë nëpunësit e administratës publike që kanë kryer akte korruptive apo abuzim me detyrën.

Loading...

Task Forca Antikorrupsion edhe gjatë kësaj jave ka qenë në aktivitet të plotë, me kontrolle dhe inspektime në një sërë institucionesh të administratës publike, të cilat ofrojnë shërbime për qytetarët.

Këto kontrolle janë organizuar mbi bazën e denoncimeve apo informacioneve që qytetarët kanë dhënë në platformën e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al.

Konkretisht janë kryer kontrolle dhe inspektime në disa institucione në qarkun Tiranë:

  • Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në Tiranë;
  • Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit – Drejtoria Rajonale e Qarkut Tiranë;
  • Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor – Dega Rajonale Tiranë.

Për shkeljet e konstatuara, grupet e kontrollit në raportet e tyre përfundimtare për institucionet e sipërpërmendura kanë rekomanduar, 36 masa disiplinore, prej të cilave 15 largime nga puna.

Është rekomanduar largimi nga detyra për:

  • Kryeinspektorin e Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit – Drejtoria Rajonale e Qarkut Tiranë si dhe për
  • 8 inspektorë pyjorë dhe për 6 inspektorë mjedisorë të po këtij institucioni;

Për këtë institucion janë rekomanduar gjitashtu edhe 13 masa të tjera disiplinore.

Ndërkohë Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në Tiranë janë rekomanduar 8 masa disiplinore për staf drejues dhe administrativ të këtij institucioni.

Ndërkohë Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Task Forcën Antikorrupsion ka dërguar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, një raport lidhur me shkeljet e gjetura në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për një procedurë të prokurimit publik. Nga kontrolli kanë rezultuar veprime të dyshimta të Komisionit të Vlerësimit të ofertave, çka ka bërë që raporti i kontrollit t’i dërgohet Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Një punë mjaft të mirë dhe me rezultate konkrete ka bërë Policia e Shtetit, e cila në bashkëpunim me organin e prokurorisë kanë evidentuar 27 vepra penale në fushën e korrupsionit dhe abuzimit në detyrë nga ana e punonjësve të administratës publike.

Janë proceduar penalisht 37 autorë, nga të cilët:

  • Arrestuar dhe ndaluar 4 autorë;
  • 30 prej tyre ndiqen në gjendje të lidheautorë;
  • 3 prej tyre janë shpallur në kërkim;

Në funksion të hetimeve administrative në burgje, është bërë e mundur të evidentohen dhe ndëshkohen disa raste të shkeljes së ligjit dhe shpërdorimit të detyrës nga punonjësve të administratës së burgjeve.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve ka rekomanduar marrjen e masave administrative për 3 drejtues të Insitucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale:

  • 1 Drejtor
  • 1 Shef Policie burgu
  • 1 Shef i Regjimit të Brendshëm

Rezultatet e përpjekjes sonë antikorrupsion janë tashmë në sytë e publikut të gjerë, i cili është dëshmitar i vëmendjes së veçantë që Qeveria po i kushton kësaj sfide të madhe dhe me rëndësi për forcimin e shtetit ligjor dhe të ardhmen tonë europiane.

Këto rezultate dhe efekti i drejtëpërdrejtë që kanë ato në perceptimin e publikut për nivelin e korrupsionit në vend, na motivojnë për të vazhduar me të njëjtën këmbëngulje dhe të njëjtën ashpërsi ndaj kujtdo punonjësi të administratës apo qytetari që do të kryejë akte korruptive.

Ne jemi të bindur se nuk ka vend për vetkënaqësi dhe se ky aksion intensiv duhet të vijojë në mënyrë permanente në të gjitha nivelet e administratës.

Të gjithë duhet të jenë të sigurt se koha e pandëshkueshmërisë ka mbaruar një herë e mirë.

Faleminderit

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here