Kreu Aktualitet Xhaçka në Rumani: Shqipëria faktor stabiliteti në rajon

Xhaçka në Rumani: Shqipëria faktor stabiliteti në rajon

38
0

Parlamenti rumun duartroket Shqipërinë dhe vlerëson rolin e saj si faktor stabiliteti në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. E ftuar nga homologu i saj rumun, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka zhvilloi një vizitë zyrtare në Rumani ku u prit në një takim të veçantë nga kryeministrja Viorica Dăncilă, ministri i Mbrojtjes Mihai Fifor, përfaqësues të Komisionit të Sigurisë dhe të Mbrojtjes Kombëtare të Rumanisë, ndërsa ka marrë pjesë në seancën plenare të Parlamentit të Rumanisë. Në takimet e zhvilluara me kryeministren dhe ministrin e Mbrojtjes rumun, ministria Xhaçka ka marrë përgëzimet për ecurinë e reformave dhe për rolin konstruktiv që Shqipëria luan në rajon. Ministrat Xhaçka dhe Fifor shprehën vullnetin e përbashkët për të intensifikuar marrëdhëniet e ndërsjella në një sërë projektesh të rëndësishme në fushën e mbrojtjes, përmes projekteve në mjekësi, trajnimin e efektivëve të forcave speciale apo bashkëpunimin mes forcave detare respektive.

Duke i cilësuar të shkëlqyera marrëdhëniet mes dy vendeve, ministrja Xhaçka vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Rumania i ka dhënë Shqipërisë në momente të caktuara të historisë së saj. “105 vjet më parë Rumania ka qenë vendi i parë që ka njohur Pavarësinë e Shqipërisë dhe po në Rumani është marrë edhe ftesa që Shqipëria të bëhet anëtare me të drejta të plota e NATO-s. Jam e sigurt që do të kemi një lajm të mirë po nga Rumania vitin e ardhshëm, kur Rumania të marrë Presidencën e radhës së Bashkimit Evropian”-, u shpreh gjatë bisedës ministrja Xhaçka.

Loading...

Kryeministrja e Rumanisë Viorica Dăncilă, ashtu edhe ministri i Mbrojtjes Fifor, siguruan ministren Xhaçka se Rumania do të jetë një avokate dhe mbështetje e fortë e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ministrja Xhaçka shoqërohej në këto takime nga ambasadori i Shqipërisë në Rumani, Ilir Tepelena.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here