Kreu Ekonomi Lezhë-Shëngjin, vendosen barrierat mbrojtëse

Lezhë-Shëngjin, vendosen barrierat mbrojtëse

43
0

Në segmentin Lezhë-Shëngjin (Knallë) ka përfunduar vendosja e barrierave mbrojtëse ndaj rënies së gurëve.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri publikoi sot një video me pamje nga ky aks i rëndësishëm rrugor, i cili tashmë është edhe më i sigurt.

Loading...

Ndërhyrja për stabilizimin e skarpatës në Lezhë-Shëngjin (Knallë), parashikonte instalimin e barrierave mbrojtëse ndaj rënies së gurëve. ARRSH nisi punimet në këtë  aks në fillim të muajit shtator, duke i finalizuar ato shumë shpejt.

Segmenti rrugor prej rreth 500 metrash në afërsi të Knallës përgjatë aksit Lezhë – Shëngjin ka qenë vazhdimisht i rrezikuar nga rënia e gurëve, duke krijuar frikë tek drejtuesit e mjeteve që lëviznin në këtë aks rrugor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here