Kreu Ditar Zjarri i luftës partizane u ngrohu edhe jetën familjare

Zjarri i luftës partizane u ngrohu edhe jetën familjare

54
0

Shoh të varur në murin e shtëpisë një fotografi të bukur dhe sa herë që i hedh sytë, ndjej një krenari të veçantë. Janë dy partizanë. Një kujtim i bukur dhe i paharruar I viteve të lavdishme të luftës partizane. I shoh dhe nuk ngopem së pari ata sy plot dritë e largpamësi, u ndrin veshja e tyre partizane, ndërsa ato kapele me yjet e kuq, ua shtonin edhe më shumë bukurinë. Ata e ruajnë këtë foto si një kujtim simbolik shumë të çmuar të atyre viteve të stuhishme në epokën e ndritur të LANÇ. Ai djali partizan quhet Vangjel Muçi. Ndërsa ajo vajza e bukur si një shqiponjë mali, është Jorgjia Dhionis Berdilla. Të dy u radhitën nga të parët në Brigadën IV Sulmuese. U njohen si shokë dhe e forcuan shoqërinë në llogoret e luftës kundër pushtuesve të huaj.

Një ditë të bukur, ata i dhanë fjalën njëri-tjetrit se, nëse do të dilnin gjallë nga lufta, në Shqipërinë e lirë, do të martoheshin së bashku e të krijonin një familje të denjë. Dhe ashtu ndodhi në të vërtetë.

Loading...

Jorgjia doli partizane në moshën 15 vjeçare, në Voskopojë, kur u formua Brigada IV Sulmuese me komandant Petrit Dume dhe komisar Rita Marko. Atëherë Jorgjia iu lut atyre ta merrnin në radhët e  brigadës si partizane, por ato refuzonin se ajo ishte e mitur, adoleshente. Madje P.Dume i tha: “Moj vajzë po ti je e vogël, lufta ka rreziqe, është e vështirë, do marshojmë dhe luftojmë nëpër male, brigje, në qytete dhe fshatra. “Po ti je e vogël dhe nuk mund të të marrim në çetë”. Unë do të vij se s’bën! Sapo kam varrosur  me dy ushtarë babanë në mes të dëborës, e vranë armiqtë teksa do të çonte në Karkanjoz materiale luftarake, duke kryer porosinë si korrier i shtabit partizan. S’e harroj atë çast kur babait të plagosur ja sharroi kokën breshëria e plumbave të nazistëve dhe trutë iu derdhën në tokën e mbuluar me dëborë. Do të vij të luftoj me juve që të shporrnim armiqtë e vendit, ndaj ju lutem më merrni edhe mua partizane!

Komanda e brigadës IV Sulmuese e trajtoi luftëtaren e re me rregullat partizane, i dhanë rroba dhe e armatosën me revole. Në brigadë ajo do të kishte edhe shoqe të tjera të forta dhe guximtare. Oh, sa u bëhej qejfi kur shokët i quanin shqiponja të maleve! Sa herë vijonin bisedat për luftimet, Jorgjia kurrë nuk fliste për veten, si luftonte e si i përballonte vështirësitë. Kishte qejf të mburrte me krenari shoqet e saj Myrvete Dume, Sofika Stojani etj.

Vazhdoja ta shoh me vëmendje të përqëndruar fotografinë. Vangjel Muçi ishte biri i Borovës martire,intendent i Brigadës IV Sulmuese në batalionin e dytë. Kishte pozicion të vështirë e të mundimshëm, sepse duhej të siguronte ushqime e veshmbathje për partizanët.Atëherë prapavija e brigadës kater mushka, ngarkonte ushqime, veshmbathje e gjithçka nga ndihmesa e popullit që hapi dyert për partizanët. Vangjeli tregonte se në operacionin armik, shkuan nga Korça në Pogradec, ku u vra Stillo Gjergo, më pas nga Tomorrica në Librazhd, ku partizanët mbetën pa bukë. Kur e dëgjuan këtë shqetësim të madh, fshatarët halloexhinj të atyre anëve të varfra iu desh të sakrifikonin aq shumë sa duhej të furnizonin me ushqime edhe partizanët!

Vështroj Vangjelin në fotografi dhe, seç më kujtohen vargjet e këngës: “…Dhe fshatari nga vatra ty s’të ndanë/O i vogël, o partizan!” Më duket sikur po e shoh duke marshuar maleve. Ja tek ecën nga Zerqani në Peshkopi, duke çliruar ato anë e më pas lufton në Fushë Alie e Pukë,ku u vra Xhaferr Cenko Lubonja dhe u plagos Zija Kambo. Nga veriu u dha urdhëri të shkonin për ndihmë në betejën e Tiranës. Vangjeli me shokë të tjerë u pozicionuan në kazermat e Ali Rizait (sot Qyteti i nxënësve) ndërsa Jorgjia me shoqet Mynevere Dume, Sofika Stojani dhe disa shokë, zunë vend te rruga e Saukut, sepse po vinte një tank nazist nga Elbasani.

Në këtë grup kishin si prijës trimin Naun Miçalliu, i cili ishte djali i hallë Jorgjisë, sot dëshmor dhe rruga Korçalliu, i cili ishte djali i hallë Jorgjisë, sot dëshmor dhe rruga Korçë-Voskopojë mban emrin e tij. Nauni në atë luftim ndau pozicionet luftarake në të dy anët e rrugës, duke u shtrirë në kanalet e xhadesë kryesore, sepse tanku gjerman po afrohej. Hej ç’të shihje, e çfarë luftim i ashpër u bë atje, tym, zjarr e plumba fërshëllenin nga të katër anët! Një tablo lufte e tmerrshme!

…Ato ditë Tirana u çlirua dhe Vangjeli me Jorgjinë shkuan në një studio për të bërë një fotografi si kujtim i fitores së madhe.

NATASHA DHOSKA

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here