Kreu Aktualitet Berati magjik në çdo stinë

Berati magjik në çdo stinë

34
0

Berati mahnit në çdo stinë dhe në çdo muaj. Tetori mbyllet me shifra domethënëse për turizmin kulturor.Qyteti i një mbi një dritareve mirëpriti në 10 muaj dmth janar-tetor 123.500 vizitorë të huaj dhe vendas ndërsa pikun më të lartë e arriti gjatë muajit gusht me 23 000 vizitorë.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat.Qyteti 2400-vjeçar i Beratit i njohur jo vetëm për bukurinë e tij të rrallë, por edhe për mikpritjen, ka zgjuar interesin e turistëve të shumtë që e kanë vizituar.
Turistët e huaj u njohën me historinë e papërsëritshme të këtij qyteti,në të cilin kantieret e kulturës vazhdojnë punën për të nxjerrë në dritë thesare.

Loading...

Specialistët e mirëmbajtjes dhe restaurimeve vazhdojnë punën tek Xhamia Mbret,në Kishën e Shën Nikollës, në afreskun e Kishës së Shën Triadhës për t’i kthyer këto monumente në destinacione të denja për turistët. Gjithashtu vazhdon puna për restaurimin e mureve të Kalasë së Beratit ku në përfundim është restaurimi i rrugës ”Mihal Komneno” deri tek Tabja.

Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet-muze. Sot Berati trashëgon 210 objekte muzeale, nga të cilat 150 janë objekte në këmbë. Prej tyre 60 janë monumente të kategorisë së parë dhe të tjerat të kategorisë së dytë.

Midis këtyre vlerave, nga më të spikaturat janë: Kështjella, ose kalaja, siç quhet nga beratasit, është ndërtuar mbi kodrën shkëmbore në formë trekëndëshi, me perimetër të mureve 1440 m, me 24 kulla e me dy porta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here