Kreu Aktualitet Ndalimi i importit të makinave të vjetra

Ndalimi i importit të makinave të vjetra

43
0

Vendimi i qeverisë që ndalon importin e makinave me mbi 10 vite vjetërsi siguron ajër më të pastër e shëndet më të mirë për fëmijët tanë e çdo qytetar.

Kryeministri Edi Rama u ndal sot te ndikimi që do të ketë ky vendim në mjedis.

Loading...

“Mirëmëngjes dhe me këtë videoinformacion rreth vendimit që ndalon importin e makinave me mbi 10 vite vjetërsi për të siguruar ajër më të pastër e shëndet më të mirë për fëmijët tanë e çdo qytetar, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Sot në Shqipëri mjetet euro 3 përbëjnë 80% të makinave në përdorim. Pasojat janë 3 herë më shumë ndotje. Një mjet euro 1 çliron në mjedis 31 herë më shumë grimca të ngurta dhe 12 herë më shumë okside azoti se një mjet euro 6.

Vendimi i Këshillit të Ministrave parashikon ndalimin e importit të automjeteve mbi 10 vjet në përdorim nga nëntori 2019.

Ndërkohë do të lejohet importimi i mjeteve motorike të reja të kategorive M2 dhe N1, 0 km, që përmbushin normën euro 5; importimi i automjeteve të reja me 0 km të paregjistruar në shtet tjetër dhe importimi i autoveturave të përdorura, jo më shumë se 10 vjet para regjistrimit të parë në Shqipëri.

Po ashtu, lejohet importimi i mjeteve motorike, M2 dhe N1 të prodhuara jo më shumë se 15 vjet para regjistrimit të parë në Shqipëri.

VKM nuk parashikon ndalimin e automjeteve, mbi 10 vjet në përdorim, që janë aktualisht në qarkullim, ndalimin e automjeteve me interes historik, koleksionimi, me vlera muzeale apo kulturore.

Qëllimi është përmirësimi i cilësisë së ajrit, mbrojtja e shëndetit dhe ekonomisë së njerëzve të zakonshëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here