Kreu Ditar Heroi i vogël

Heroi i vogël

69
0

“Ja do jetë demokraci, ja Shqipëria – gur e hi”!

Çelo Sinani lindi në fshatin Picar të rrethit të Gjirokastrës. Në moshën 13 vjeçare doli partizan në çetën partizane “Çerçiz Topulli”. Në Gusht të vitit 1943, ishte partizan në batalionin “Asim Zeneli dhe në Janar 1944, partizan në Brigadën VI Sulmuese.

Loading...

Çelo ishte dhe Çelo Sinani, truphollë, fytyrë vogël, shpatullnjomë, faqepastër, syndritur, por i shkathët, dinak dhe i qeshur. I tillë ishte Heroi i vogël Çelo Sinani.

Ishte vetëm 13 vjeç. Në skenë kishte dalë Çeta e Kurveleshit”. Çelua shihte luftëtarë të lirisë që hynin e dilnin në Picar dhe në shtëpinë e tij që ishte bazë lufte. Nënë Zurhaja, kjo nënë trime e bujare, e frymëzuar dhe e ndikuar nga vëllai i saj, Shefqet peçi, kishte hapur jo vetëm derën e shtëpisë për partizanët, por edhe zemrën e saj. Çelua i vogël shikonte. Mendonte, meditonte, dëgjonte biseda për luftën. Shihej në pasqyre dhe i dukej vetja sikur rritej çdo ditë. E përfytyronte veten partizan. Diçka duhet të bënte dhe ai: të vinte një gur në themel të jetës së re që ëndërronte. Dalëngadalë hyri në organizatën e rinisë antifashiste të fshatit dhe shpejt veprimtar i saj. Po kalonte nga fjalët në vepra.

Çelua kryente detyra të korrierit. Merrte letra dhe i çonte te partizanët. U ngarkua të drejtonte organizatën e pionierit të Picarit. Ecte atyre shkëmbinjve, gërxheve e gurëve të malit, pa iu trembur syri. Por me kaq nuk kënaqej. Sytë e tij të guximshëm që i lëshonin “xixa”, pritnin se ç’do t’u thoshte mendja, që shihte më larg. Ishin ata sy që shihnin se ç’bënte fashizmni, por mendja shihte edhe më larg. Dhe së bashku sytë, mendja dhe zemra që ndien, i floën aq bukur dhe një ditë do t’i thoshin Çelos: “merre atë pushkë dhe dil malit partizan”! Dhe ai e mori pushkën, e hodhi në krah e iu ngjit lart malit partizan! Dhe ai e mori pushkën, e hodhi në krah e iu ngjit lart malit të Cepos, atje ku ishte “foleja” e partizanëve…

Ishte prill 1943. Muaji i luleve të pranverës që Çelua i kishte shumë qejf, se ishte vetë si lule, por tani mendonte për Lulen e madhe, për “Manushaqen” e Naimit, për Shqipërinë. Ditën që Çelua u nis për në çetën partizane, vëllai i tij, Reiz Sinani e përshkruan kështu: “Bashkë me Çelon ruanin dhentë në fushën e Picarit. Qe një ditë e bukur pranverore. Vendi kudo gjelbëronte. Kishin çelur lulet e kuqe të lofatës dhe përhapej gjithandej një bukuri e rrallë. Delet kullotnin për qejfin e tyre. Në një cast Çelua mori një pamje serioze dhe papritur më tha: dëgjo, reis, unë pod al partizan, do shkoj në Cepo, se atje është çeta. Ti kujdesu për dhentë sat ë vijë babai, nënës i thuaj të mos bëhet merak, se unë tani jam rritur e di të luftoj. Ti e ke parë dhe vetë, kur qëlloj me pushkë në shenjë…

Doli fjala e Çelos, se ai është vërtet i vogël, por “di të qëllojë me pushkë!” Dhe Çelua shkoi në Manastir. Meqë ajo pushkë ishte më e gjatë se ai, mori një pushkë tjetër, “Maliher”, të cilën e kishte qejf se qëllonte më me precision. Në ditarin e tij, Shefqet Peçi do të shkruante: “Më kujtohet se si Çelua i vogël, jo vetëm nga mosha, por dhe nga trupi vinte i shkurtër. Megjithëse shumë i vogël, ishte i gjallë dhe i vendosur të bëhej partizan. Një ditë unë i thashë se nuk mund ta mbanim në çetë, mbasi ishte ende shumë i vogël, prandaj të përgatitej të kthehej në shtëpi. Çelua u ofendua shumë. Ai u mendua e më tha: “pse nuk di unë të qëlloj e të vras armikun? Dhe u dëshpërua shumë. Unë mundohesha ta merrja me të mirë dhe tentova përsëri ta bindja. Pasi i premtova se do ta njoftoja për t’u kthyer, ai u largua nga çeta kokëulur dhe shumë i dëshpëruar. Çelua shumë i mërzitur e me lot në sy, u kthye në fshatin e tij. Prit një, dhjetë, njëzet ditë, një muaj dhe kur e pa se komandanti nuk po e lajmëronte, u nis vetë tek ai, por edhe kësaj radhe u kthye i dëshpëruar…”.

E pyetën në shtëpi “pse s’të pranuan të bëheshe partizan”? Ai iu përgjigj: “Nuk më pranuan ata, por ka çeta të tjera në mal dhe unë do të shkoj qysh nesër. Atdheut i duhet edhe pushka ime”. Dhe ashtu bëri. Të nesermen u nis. E përcollën dhe e uruan “Pushka top!” Tani e dinte veten më burrëror dhe përsëriste fjalët: “Ja do jetë demokraci, ja Shqipëria – gur e hi!” Partizanëve iu shtua dhe një pushkë, një luftëtar. Çelo Sinani u inkuadrua në Brigadën e VI Sulmuese.

Dy vjet luftë bëri Çelua kundër pushtuesve italo-gjermanë. Nga maliheri u armatos me automatic e me mitroloz. Trupi i tij i vogël mbante peshën e rëndë të mitrolozit. Me të në krah kaloi Qafën e Dhëmbelit, kapërceu Vjosën, osumin, Shkumbinin e Drinin. Kur jepej porosi që “pioniërë e vajza partizane të merren në krah nga partizanë të rritur e notarë”, Çelua thoshte: “jo, e kaloj vetë lumin”. Dhe bashkë me shokë zënë dorë më dorë delte përtej lumit. Sytë dhe veshët i mbante për ndonjë aksion luftarak, në zjarrin e të cilëve u bë pagëzimi i tij. Akte trimërie tregoi në Gjirokastër, Delvinë, Tepelenë, përmet, Elbasan, Tiranë, Krujë, Burrel, Tropojë e deri në portat e qytetit të Shkodrës.

E takova në Qafën e Kulmakut më 3 Gusht 1944. Të nesermen do formohej Divizioni i Dytë Sulmues. Ishim në pushim, në tokë të lirë. U ulëm pak në barin që ende gjelbëronte. Biseduam me njeri-tjetrin gati si moshatarë. Tema ishte për luftën. Por u futëm eedhe në bisedë shoqërore intime. I tregova për mbledhjen e kompanisëku bëja pjesë unë, që diskutuam me rend dite: “Të presim cigaren!” Dhe unë që e pija duhanin e hodha qesen me duhan e kartë cigari. Çudi, luftë dhe ne diskutonim për cigaren! Pastaj pyetëm njëri-tjetrin edhe për moshë. Bëmë një llogari aty për arty: doli se unë isha 2 vjet e 86 ditë më i madh se ai! Port ë dy adoleshentë. Dhe shkuam në rresht te shokët, secili në batalionin e vet. E kujtoj si sot atë ditë me Çelo Trimin.

Vështirë të thuhen të gjitha aksionet luftarake ku ka marrë pjesë Çelua, se janë të shumta. Por ja nja dy prej tyre: Në luftë për çlirimin e Rrëzomës të Delvinës, Çelua mbeti papritur i rrethuar. “Të zura, mor rrjepacak, – i tha një ballist. Trimi Çelo po priste t’i afrohej dhe ca, e qëlloi dhe tradhtari ra. Shokët menduan se u vra Çelua, por jo. Ai çau rrethimin dhe shkoi te shokët, të cilët kur e panë të gjallë, gëzuan dhe kush ta përqafonte më parë… Forcat tona luftonin në Bastar të Tiranës. Armiku ishte i shumtë në numnër. U dha urdhër per tërheqje duke u bërë me kujdes e me pak humbje, por mbetën të rrethuar kafshët e ngarkuara me ushqime e municion. Sa e mori vesh Çelua, bashkë me një shok, me iniciativë, zgjuarsi e guxim, shkuan në territorin e armikut dhe i morën kafshët!

Bashkëluftëtarë të Çelos, përmes shkrimeve të tyre tregojnë shumë akte trimërie të tij, por le te qendrojmë në heroizmin në ditet e fundit të jetës.

Ishte 27 Nëntori i vitit 1944. Skuadra pararojë, me komandant Çelo Sinanin, papritur ran ë përpjekje me armikun. Çelua, si gjithnjë, me trimëri e shkathtësi shkon në krye të shokëve në Qafë-Thanë të Dukagjinit. Qëllon me automatic. Vret një armik dhe plagos një të dytë, duke thirrur: Para partizanë! Armiku i tretë qëlloi në drejtim të flakës së automatikut dhe plumbi i tij goditi në ballë trimin Çelo Sinani. Shokët vrapuan tek trupi i tij. Hoqën kapoelen dhe nderuan me grusht. Panë se automatiku i tij s’kishte më fishek. Edhe granatën e kishte hedhur. Ra heroi i ardhshëm, Çelo Sinani.

Vrasja e trimit picariot bëri jehonë. Gojë më gojë u hap lajmi i hidhur. Në Dukagjin ku u derdh gjaku i tij, u ngrit këntga: “Çelo Sinani, kuq si molla/qit dhe njëherë, të lumte dora/jo më një, po qit me dy/të lumtë dora dhe ai sy”. Trupi i tij u varros në Domje të Shkodrës dhe pas çlirimit eshtrat shkuan në fshatlindje dhe prehen në varrezat e dëshmorëve të Gjirokastrës. Në fshatlindjen e tij ngrihet madhështor busti i tij dhe pallati i kulturës mban emrin “Çelo Sinani”.

Për figurën e tij ka një varg botimesh letraro-artistike, poezi e deri te filmi artistiko-historik : “Partizani i vogël Velo”. Vëllai i tiuj Reiz Sinani së bashku me nipin Kastriot Hadëri, me redactor Dr.Izet Çulli përgatitën dhe botuan monografinë “Çelo Sinani, Hero i Popullit”. Pas 20 ditësh nga vrasja, Shefqet peçi, shkroi një poezi nga e cila po shkëpusim dy strofa:

Del bilbili dhe këndon majë malit,/përmbi vete ligjëron tek nomeja e atij djalit,/tek nomeja përmbi ara, bukuri,/shkojnë dhentë vargje-vargje dhe ato duken në zi…/Çelua ishte i ri dhe i parritur,/komandanti dhe të tjerë ngelën habitur,/për Çelon që shkon përpara pa u frikur,/tre plumba mori në ballë, qe goditur….

Shkrimtari për fëmijë Tahsim Gjokutaj në poezinë e tij për Çelon, ndër të tjera shkruan: “Për dy ditë vinte liria/duhej mbajtur istikami/barrikadë dhe gjoksi i tija/Barrikadë Çelo Sinani…

Ah, Çelo i dashur! Sikur të jetojë e ta shikojë Shqipërinë të çliruar, ashtu siç e deshe, sa shumë do gëzoje! Do ishe në familje e në Picar. Do takoheshim përsëri edhe bashkë e do bisedonim sin ë Qafën e Kulmakut të Tomoricës. Po tin a ike fizikisht, o vëlla. Por shpirtërisht je me ne. Me emër, me vepër, me zemër. Të kemi të gjallë. Të kemi në ballë. Je trim i rrallë. Je Hero me pallë!

SEVO TARIFA

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here