Kreu Ditar Krenare para vdekjes

Krenare para vdekjes

70
0

-Me rastin e  90 vjetorit të lindjes-

Ylbere Bilibashi lindi në Nepravishtë të Gjirokastrës në vitin 1928. Ajo u shqua në mësime dhe ishte një vajzë që gëzonte respect për sjelljet e saj shëmbullore. Në vitet e luftës, në moshën 13 vjeçare, ishte pjestare e “Debatikut”. Ajo merrte pjesë në mjaft veprimtari që organizonin pionierët e Tiranës.

Loading...

Ylberja ishte një studiuese e pasionuar e letërsisë artistike revolucionare, i pëlqenin “vargjet e lira” të Migjenit. Ajo e ëndërronte botën në ditë me liri. Më vonë edhe pse në moshë shumë të re, u la shëndenë librave dhe Tiranës dhe doli në mal për t’u rreshtuar me partizanët.

Ylberja ishte e dhënë pas letërsisë dhe lexonte netëve poezitë e zjarrta të Migjenit, futej në mjerimin e popullit dhe shtërngonte pushkën partizane si të donte të ndryshonte gjithçka tregohej në “legjendën e misërite” dhe këtë donta ta bënte vetem me tytën e pushkës partizane. Asaj i pëlqente edhe romani “Nëna” i maksim Gorkit. Jetonte me personazhet e tij, futej në mendimet e nënës së Pavlit dhe tok me të ecte nëpër ngjarjet e kohës. Donte të bëhej e vendosur.

Ylbere Bilibashi doli partizane shumë e re. Kur u dëgjuan maleve krismat e para të armëve partizane, ajo rrëmbeu pushkën dhe e hodhi në supin e saj të njomë. Me idealet e së ardhmes së bukur dhe me urrejtjen e thellë për armikun, luftonte me guxim. Nëpërmjet shenjeshtrës së pushkës së saj vështronte armikun. Ajo së bashku me nëntë shokë të saj, ran ë një pritë të gjermanëve. Shokët e saj u vranë dhe ajoi mbeti vetëm kundër dhjetra armiqsh. Shtërngonte armën dhe vështronte lëvizjet e armikut. Nuk fliste, për të fliste vetëm arma e saj, ajo armë krismat e së cilës kishin jehuar në male, fusha dhe do të vazhdonin të jehonin në vitet e luftës partizane. Pushka e partizanëve qëllonte mbi armikun.

Kështu e pa edhe atë ditë kur ai sa vinte e po e ngushtonte rrethimin. Ajo qëndronte heroikisht si një heroinë e vërtetë. Luftonte për Atdheun e saj, për popullin e saj. Krismat e pushkës së saj oshëtimin njëra pas tjetrës. Ylberja u plagos rëndë dh era përtokë pa ndjenja. Armiqtë edhe të plagosur, e torturuan. Dikush e goditi me shkelma, dikush i ra me kamzhik, ndërsa një kapiten SS e kapi për flokësh dhe i drejtoi revolverin në ballë. Partizania qëndroi krenare. Nuk u tremb por shtrëngoi grushtat. Gjermani bërtiti i zemëruar.

-Do të thuash me zë të lartë “poshtë partizanët!”

Ylberja e vështronte tërë urrejtje. Ai e përsëriti kërkesën duke u bërë gati të hiqte këmbëzën. Ajo ngriti kokën lart dhe pa edhe njëherë qiellin, kërkoi me sy një pjesë të kaltër të tij, e vështroi, pastaj, duke duke ulur kokën, e përqëndroi shikimin te tyta e armës që i qe drejtuar por pati frikë se mos plumbi ia ndërpriste fjalët që aq fort i kishte për zemër. Prandaj u nxitua dhe foli shpejt e fort, që plumbi të mos mund ta ndërpriste. Thirri:

-Rrofshin partizanët!

Krisma e revolverit të kapitenit SS nuk u dëgjua menjëherë. Mbi këtë krismë, mbi plumbat e armikut, u ngritën fjalët “Rroftë liria!”, për të cilat Ylberja dha jetën e saj të re. Heroina e Popullit Ylbere Bilibashi luftoi në radhët e Brigadës III Sulmuese në shumë krahina të Shqipërisë, gjer sa ra në luftime më 20 Tetor 1944 në Junik të Kosovës duke mbetur përjetësisht në kujtesën e atyre maleve ku dha jetën, mbeti tok me fjalët e zjarrta “Rroftë liria!”.

YJE TE PASHUAR

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here