Kreu Aktualitet Premtime të mbajtura për një të nesërme më të mirë

Premtime të mbajtura për një të nesërme më të mirë

22
0

Ndërrimi i viteve do ta gjejë familjen e Euglent Xhabaftit në një shtëpi tërësisht të re, që nga themelet e deri tek mobilimi i brendshëm. Puna për ringritjen e saj ka nisur që prej vizitës së Kryeministrit Edi Rama në fillim të muajit tetor, në banesën pothuajse të rrënuar që ndodhet në Bulticë të Vaqarrit. “Ju do mësoni shumë, ne do bëjmë shumë që Vitin e Ri ta festoni në një strehë të re,” ishte premtimi që Kryeministri u bëri 4 fëmijëve të familjes Xhabafti.  Ndërsa për të atin e tyre, Kryeministri u angazhua për ta ndihmuar në gjetjen e një pune, për të siguruar kushte më të mira për familjen, e cila jetonte me ndihmë ekonomike. Menjëherë më pas, nëpërmjet zyrës së punës, Euglenti arriti të punësohet si mirëmbajtës në një fabrikë të zonës. “Puna është afër, pa kosto. Ndihem shumë mirë, të marr një rrogë për familjen, t’i ushqej, të kujdesem për të,” shprehet Euglenti. Edhe tek shtëpia punohet me ritme të shpejta, në mënyrë që ajo të jetë gati deri në fund të vitit. Ndërkohë familja, e shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, u zhvendos në një tjetër ndërtesë, deri në ndërtimin e shtëpisë së tyre.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here