Kreu Aktualitet Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Tetor 2018

Indeksi i Çmimeve të Konsumit, Tetor 2018

16
0

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Tetor 2018, arriti 105,0 kundrejt muajit Dhjetor 2015. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Tetor 2018 është 1,9 %. Edhe një vit më parë ky ndryshim ishte 1,9 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Tetor 2018, krahasuar me Shtator 2018, është – 0,2 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit:

Loading...

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Tetor është ndikuar kryesisht nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me nga +0,70 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me +0,26 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,09 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,04 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili. Çmimet e grupeve “Mobilje, paisje shtëpie dhe mobilime” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje secili. Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” kanë kontribuar respektivisht me -0,02 dhe -0,01 pikë përqindje.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore:

Krahasuar me muajin Tetor 2017, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 4,3 %, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,4 %, “Argëtim dhe kulturë” me 3,2 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,8 % secili, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,0 %, “Shërbimi arsimor” me 0,8 % “Komunikimi” me 0, 7 %, etj. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Shëndeti” u ulën me 0,4 % pasuar nga grupi “Veshje dhe këpucë” me 0,3 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 11,5 %, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” me 2,4 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 1,4 %, etj. Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” u ulën me 2,1 %, pasuar nga “peshk” me 0,3 %, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore:

Krahasuar me muajin Shtator 2018, grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Pije alkoolike dhe duhan” shënuan një ulje prej 1,0 % secili. Ndërsa, grupi “Transporti” u rrit me 0,8 %, pasuar nga “Veshje dhe këpucë” me 0,7 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,6 % secili, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mobilime” me 0,2 %.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here