Kreu Aktualitet Buxheti 2019, vijojnë diskutimet te Ligjet

Buxheti 2019, vijojnë diskutimet te Ligjet

16
0

Komisioni i Ligjeve vijon seancat dëgjimore me institucionet për buxhetin e 2019. Zv/ ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, është shprehur se buxheti i ri financon institucionet e reja të drejtësisë.

“Buxheti financon institucionet e reja te drejtësisë. Policët e burgjeve duhet të kenë pagesa të denja. Duhet të investojmë për të shmangur mbipopullimin e burgjeve”, tha Toni Gogu.

Loading...

Ndërsa zyrtari i drejtorisë së financave në Ministrinë e Drejtësisë u shpreh se ‘630 mln leke shtesë i duam për policinë e burgjeve që ti unifikojmë me policinë e shtetit’.

Bashkim Fino, që është relator tha se “buxheti garanton mbështetje financiare absolute për reformën në drejtësi. Kemi shtuar 70 punonjës. Edhe policia e burgjeve nga 1 prilli do ketë rritje page me 7%. Rrija do të vijojë edhe në vitin pasardhës”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here