Kreu Aktualitet Meta nuk jep shpjegime për rrëzimin e Sandër Lleshit

Meta nuk jep shpjegime për rrëzimin e Sandër Lleshit

25
0

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur për here te pare për refuzimin e Sander Lleshit si ministër i Brendshëm. Kreu i shtetit i është shmangur sqarimeve pse nuk e dekretoi ministrin e Brendshëm, por ka sulmuar ashpër Kryeministrin Edi Rama ne lidhje me akuzat se precedenti është ne shkelje te kushtetutës.

“Pa dashur të jap leksione për Kushtetutën, por të gjithë amatorët, diletantët, apo atyre që janë të njëanshëm, do t’i ftoja edhe një herë të lexojnë Kushtetutën, kompetencat e Presidentit dhe se akt formal, apo ceremonial është vetëm betimi te Presidenti. Dhe të gjithë atyre, që mendojnë se dekretimi nuk është një akt substancial dhe individual, por formal dhe se Presidenti ka detyrë vetëm të firmosë një propozim në këtë rast, pasi në Kushtetutë nuk thuhet në mënyrë eksplicite që Presidenti mund të kthejë mbrapsht një propozim, kam një pyetje tjetër: A mundet Parlamenti të rrëzojë dekretin e Presidentit për një ministër? Sepse, edhe kjo nuk është e shprehur në mënyrë eksplicite në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Kështu që, më lini të bëj detyrën time me përgjegjshmëri të plotë, si gjithmonë,” tha ndër të tjera Meta.

Loading...

Por, a do te ndryshoje qëndrim Ilir Meta ndaj Sander Lleshit, tashme qe emri i tij ka mbërritur për here te dyte ne Presidencë?

“Besoj se interkonektiviteti duhet të rrezatojë kudo,” tha ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here