Kreu Aktualitet Fleckenstein: Ministria e Brendshme të jetë tërësisht funksionale

Fleckenstein: Ministria e Brendshme të jetë tërësisht funksionale

19
0

Në një takim me mediat në “Shtëpinë e Europës”, Raportuesi i Parlamentit Europian, Knut Fleckenstein i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me mosdekretimin e Sandër Lleshit nga ana e presidentit të Republikës, Ilir Meta. Fleckenstein është shprehur se të gjithë kanë një interes të përbashkët dhe ajo është që Shqipëria të ketë një Ministri të Brendshme tërësisht funksionale. “Të gjithë kemi një interes të përbashkët. Duam që Ministria e Brendshme të jetë tërësisht funksionale. Presidenti Ilir Meta nuk ishte i bindur plotësisht. Nuk e di çfarë arsyesh ka Meta, por shpresoj në një zgjidhje sa më të shpejtë,” tha ai. Deklarata e Fleckenstein është në sinkron me deklaratat e mëparshme të ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca dhe Ambasadës Amerikane.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here