Kreu Ditar Syri s’iu tremb kurrë!

Syri s’iu tremb kurrë!

161
0

Inajete Dumi, kjo vajzë gjirokastrite, ishte në pranverën e 18 të jetës së saj, e re, dinamike, që u perfshi në një veprimtari patrioitike e revolucionare. Ngarkohej me detyra dhe i kryente ilegalisht. Por dëshira e saj ishte të vishte uniformën partizane, të mbante bustinën e luftëtares së lirisë me yllin e kuq. Dhe rasti i erdhi. Në vendlindjen e saj kaloi Brigada e Parë Sulmuese, ngjarje e rëndësishme kjo. Dhe ajo u hodh në radhët e saj. Zemra i rrihte nga gëzimi. Brigadës iu shtua një shoqe më shumë, një pushkë më shumë, që do t’u lidhte plaget bashkëluftëtarëve, do të vinte në shenjë armiq.

Brigada e Parë marshonte gjithandej. Në dimrin e acartë të vitit 1944, partizanët e saj kalojnë me këngë në gojë duke çarë dëborën. Në kolonën partizane që ecën luginës së Qarishtës është edhe Inajeti. Këmbet e saj të ngrira çajnë shtresëm trashë e të bardhë të dëborës, që ka kaluar mbi gjysmë metër.

Brigada s’do t’ia dijë atij dimri kaq të ftohtë. Marshon dhe këndon, bashkë me ta marshon e këndon edhe partizania Inajete Dume, që bashkëluftëtarët e thërrasin “Nefkë”. Por në një çast kolona ndalet. Heshtje. Mbërrin një lajm se forca gjermane të shumta rendin pas gjurmëve të Brigadës. Gjendja kërkonte që marshimi i Brigadës së parë të bëhej me një praparojë, për të mbrojtur luftëtarët e lirisë.

Kush do të caktohej në këtë detyrë fisnike? U caktua një grup me komandant Xheladin Beqiin (Karadakun). Në kët grup yë nderuar do të merrte pjesë edhe Inajeti. Praparoja ecën. Zë vend dhe ecën përsëri. Brigada në njëshkolonë të gjatë vargëzohet në rrugën e vështirë që gjarpëron malit me dëborë. Praparoja këtu ndalet, aty përgjon, më tej zë pozicion. Ftohtë. Era të prêt. Pemët tunden e përkulen. Kërcasin e thyhen degë të tyre. Brigada ecën dhe lë pas gjurmë. Rreth komandantit mblidhet praparoja. Karadaku mori fjalën:

-Shokë, një detyrë tjetër më e vështirë na prêt. Sipas të dhënave, forca të shumta armike rendin pas gjurmëve të Brigadës sonë, por ne duhet t’i kthejmë gjokset tona në një pritë të pakalueshme gjersa shokët të arrijnë objektivin. Për Atdheun le të japim jetën për të zbatuar deri në fund detyrën që na besoi komqandanti i Brigadës. Në pozicione, shokë!”

Fjala e zjarrtë e Karadakut, u jep forca partizanëve të praparojë. Flokët e dëborës dendësohen. Asgjë s’pipëtin, përveç hapave të parregullta të nazisteve që po afrohen. Praparoja mbush armët dhe prêt, është në gatishmëri. Partizanët e saj ngulmojnë të arrijnë Brigadën e ta godasin armikun në befasi.

”Zjarr”! – thërret Karadaku.

Gjermanët shtangën. Nuk e prisnin zjarrin partizan. Shumë prej tyre ranë. Dëbora e Qarishtës u bë varri i tyre. Luftonte praparoja e Brigadës, Lufta e partizanëve të saj u krijonte përshtypjen gjermanëve se, më në fund, kishin ndeshur Brigadën e Parë dhe mund t’i lanin njëherë e mirë hesapet me të. Por gaboheshin…

Një “sharrës” gjerman zuri një pozicion të mirë pas një trungu peme të rrëzuar. Ai qëllonte pa ndërprerje në drejtim të praparojës. Zjarri armik nuk e lejonte atë të kryente asnjë veprim. Por me një trimëri të rrallë u ngrit mbi pozicion Karadaku, që nuk pyeste se plumbat hidhnin vallen e vdekjes rreth tij. Qëllonte dhe u jepte zemër shokëve.

-Po na marrin krahët, Karadak…

-S’ka rrethim pa shteg për trimat. Të tërhiqemi duke luftuar!

Dhe nisi tërheqja e praparojës. Qëllonin gjermanët. Përgjigjeshin me zjarr edhe partizanët. Një plumb mori një partizan në gjoks dhe, duke rënë, ai shqiptoi fjalët e fundit: “Brigada ende s’ka kaluar! Duhet t’i mbani gjermanët, shokë! Inajeti, nën predhat që binin si breshër, iu afrua që t’i lidhte plagën, por ishte vonë. Zemra e tij pushoi. Ajo ia vuri kokën mbi një pirg dëbore dhe e puthi në ballë, ashtu si vëllain e saj.

Inajeti tërhiqej dhe plumbat e armikut e ndiqnin nga pas atë dhe praparojën. Herë-herë ndalej dhe nën komandën e Karadakut, sulmonte për të çelur shtegun e daljes nga rrethimi. Në sulm vriteshin edhe shokë të tjerë. Një aty e një këtu mbeteshin si lapidarë për t’u treguar brezave se partizanët nuk e ulën kurrë kokën para armikut.

Një plumb merr edhe Inajeten. Prapa gjak që skuqon dëborën e bardhë. Por ajo nuk jepet. Gjermanët shumohen rreth partizanëve të praparojës, bien nga plumbat e pushkëve partizane, por ata shfaqen si kërpudha të helmatisura mbi luginën e mbuluar me dëborë. Një tjetër plumb e merr Inajetin në kraharor. Gishti i saj tërheq për të fundit herë këmbëzën e armës dhe një kryq i thyer bie në dëborë më 29 Shkurt të vitit 1944.

Ra Inajeti me gisht në këmbëzën e pushkës. Ra një trimëreshë. Dhe në çastin e fundit, mundi të shqiptoj fjalët: “Luftoni shokë”!

SEVO TARIFA

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here