Kreu Sociale Bashkia e Tiranës përuron nje çerdhe në Njësinë Administrative Nr. 8

Bashkia e Tiranës përuron nje çerdhe në Njësinë Administrative Nr. 8

334
0

TIRANE, 10 Mars/ATSH/- Tiranës i është shtuar një  çerdhe tjetër për edukimin e më të vegjëlve të qytetit.

Bashkia e Tiranës përfundoi rindërtimin e plotë të çerdhes nr. 13, duke siguruar kushte më të mira edukative për fëmijët, por dhe duke shtuar me gati tre herë kapacitetin e saj.

Loading...

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë në përurimin e ambienteve të reja të çerdhes dhe shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij projekti. Sipas tij, kjo është çerdhja e 36-te që është rikonstruktuar apo që është rindërtuar nga e para.

unnamed (4) Sa i përket Njësisë Administrative Nr. 8, Veliaj vuri në dukje  se është parashikuar që pas çerdheve dhe kopshteve të vijohet edhe me infrastrukturën e shkollave, ndërsa bëri të ditur se për pak ditë hapet edhe Pazari i Ri, i cili ashtu si çdo investim tjetër ka rritur ndjeshëm vlerën e pronës për banorët.

“Javën tjetër do të hapim Pazarin e Ri, një nga hapësirat urbane më me vlerë në Tiranë. Sipas të gjitha agjencive imobilare, rreth e rrotull Pazarit të Ri vlera e pronës është rritur deri në 40%-50%. Ndaj, besoj se po të vazhdojmë me këtë ritëm, edhe në lagje të tjera do të kemi rritje të vlerës së pronës”, përfundoi Veliaj. /a.ke/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here