Kreu Aktualitet Presidenti Meta dhe bindja që mban peng ministrin e Brendshëm

Presidenti Meta dhe bindja që mban peng ministrin e Brendshëm

181
0

24 orë para përfundimit të afatit për dekretimin e ministrit të Brendshëm, Sandër LLeshi, Presidenti Ilir Meta dëshmoi se ende nuk e ka krijuar bindjen e tij për cështjen më të nxehtë të politikës së ditës, duke vijuar të mbajë peng një prej institucioneve më të rëndësishme të ekzekutivit shqiptar. Meta këmbëngul në vokacionin e tij për transparencë ndaj publikut, duke u shprehur madje se deri më tani ka zgjedhur të qëndrojë diskret në daljet e tij mediatike për të mos bërë politikë me këtë cështje, e megjithatë, edhe pse vendosi të flasë më në fund hapur, nuk i është përgjigjur asnjërës prej pyetjeve insistuese të gazetares Eni Vasili në ‘Open’ në ‘Top Channel’ për dekretin e zotit Lleshi. Kreu i Shtetit e la të kuptohet qartë se nuk ka ndërmend të dekretojë ministrin e Brendshëm, duke deklaruar madje se nuk është kjo tema që shqetëson sot opinionin publik për të shmangur kështu përgjigjen e tij, por duke tentuar nga ana tjetër të zhvlerësojë dhe rëndësinë e cështjes, e cila ka krijuar një situatë të paprecedentë në marrëdhëniet Presidencë-Qeveri. Presidenti e konsideroi kaq të papërfillshëm konfliktin dhe situatën e krijuar prej tij, duke bërë madje edhe një paralezëm me vakancën 2-vjecare të titullarit të Ministrisë së Brendshme në kohën e Fatos Nanos, duke u shprehur se funksionet e ministrit mund ti kryejë sipas tij fare mirë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Duket se Presidentit Meta i intereson që vendi të mbetet pa ministër të Brendshëm, ndërkohë që vazhdon të mendohet për atë që ai quan vendimin më të drejtë të mundshëm, në mungesë të vendimit perfekt. Ai është justifikuar gjatë gjithë intervistës intensive rreth kësaj pyetjeje që ka habitur edhe mbarë opinionin publik, duke u fshehur pas Kushtetutës, të cilën vazhdon ta shkelë me të dyja këmbët dhe nuk iu referua në asnjë moment detajit kryesor mbi të cilin ka ngritur së fundmi të gjithë argumentet e tij justifikuese të kësaj shkeljeje të paparë në histori, që i përket faktit nëse zoti Lleshi është ushtarak i liruar, apo në detyrë. Meta ka shkuar përtej asaj që edhe ai vetë e konsideron mospolitizim të cështjes, sic do ti takonte në fakt një Presidenti, kur tha se e gjitha kjo nuk ka të bëjë aspak me personin, pra me emrin e zotit LLeshi, por me procesin në fjalë. Ai i ka konsideruar detaje të panevojshme pikërisht ato mbi të cilat ndërtoi gjithë bazën e argumentimit të ashtuquajtur prej tij “ligjor” të rrëzimit të dekretit të ministrit Lleshi, duke treguar hapur se gjithcka po gatuan është thjesht e vetëm futja e vendit në një sferë konfliktuale politike.

‘Në këtë situatë që është vendi nuk kam ndërmend të lë Presidencën’, u shpreh Presidenti Meta, por ka nënkuptuar në fakt krejt të kundërtën, pasi në këtë mënyrë ai u rreshtua në të njëjtën llogore me eskponentët opozitarë, një prej të cilëve mban dhe celësat e shtëpisë së tij, por nuk preferon të quhet zonjë e parë. /a.m.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here