Kreu Ditar 74 vjetori i çlirimit të Kukësit dhe Prizrenit

74 vjetori i çlirimit të Kukësit dhe Prizrenit

153
0

Më 18 Nëntor 1944, 74 vjet më parë, u çlirua Kukësi nga forcat partizane të Brigadës së 18-të S…një ditë më parë, më 17 Nëntor 1944, u çlirua Prizreni nga forcat kryesore partizane të Brigadës së V-të Sulmuese Heroinë e Popullit, nga partizanet e batalionit IV-t të Brigadës së 18-të Sulmuese dhe Brigada IV-t partizane Sulmuese shqiptare e Kosovës.

Një koinçidencë: më 17 Nëntor 1944 kemi çlirimin e kryeqytetit të Shqipërisë Tiranën nga bijtë e saj partizanë, po në këtë datë kemi Çlirimin e Prizrenit nga partizanët shqiptarë, qytetin historik të Lidhjes së Prizrenit. Nga fillimi i muajit Tetor 1944, gjendja në Qarkun e Dibrës përfshi dhe Dibrën e Madhe, pothuaj ishte normalizuar. Në territorin e saj nuk ndodhej asnjë forcë ushtarake gjermane; po kështu mund të thuhet dhe për forcat mercenare në shërbimin e nazistëve gjermanë, të cilët kishin pësuar një goditje të rëndë dhe ishin shpartalluar. Nga forcat partizane.

Ndërsa në Qarkun e Kukësit në këtë kohë, kishim një situatë krejt të kundërt. Në territorin e saj vepronin forca të shumta gjermane, të cilët ishin përqëndruar si komandë në Kukës, ndërsa forcat ishin përqëndruar në pikat kryesore që të siguronin me çdo mënyrë rrugën automobilistike Prizren-Kukës-Shkodër. E njëjta gjë dhe në garnizonin e Prizrenit.

Sipas vlerësimit të komandës eprore gjermane, kjo rrugë ishtë një nga rrugët e vetme për tërheqjen e trupave nga Greqia veriore e Maqedonia. Nga muaji Shtator 1944, vepronte Brigada e V-të Sulmuese dhe forcat partizane të Kukësit…Në fillim të muajit Tetor, komanda e Brigadës XVI-II Sulmuese, mori urdhër të zhvendosej në Qarkun e Kukësit ku do të zëvëndësonte forcat e Brigadës V-të Sulmuese, e cila me urdhërin e Shtabit të Përgjithshëm do të kalonte në Malësinë e Gjakovës për t’u ardhur në ndihmë popullsisë shqiptare të Kosovës në luftën e përbashkërt Antifashiste kundër pushtuesve gjermanë. Komanda e Brigadës në përputhje me urdhërin e marrë për kalimin në Qarkun e Kukësit, organizoi lëvizjen e reparteve dhe përcaktoi zonat ku do të përqëndroheshin çdo batalion e detyrat kryesore për çdo batalion, të cilët u dislokuan: Batalioni i I-rë në fshatrat në afërsi të Kukësit dhe të rrugës Kukës-Morinë, me detyrat kryesore të godiste forcat gjermane që do të lëviznin në aksin rrugor Prizren-Kukës dhe anasjelltas, po kështu të goditeshin forcat gjermane të dislokuara në pikat kyçe për sigurimin e forcave të tyre Prizren-Kukës.

Batalioni i II-të në të majtë të rrugës Kukës-Shemri në rajonin e fshatrave Suraj-Kalimash me detyrë kryesore të godasë çdo lëvizje të gjermanëve. Batalioni III-të në fshatrat e Bicaj. Në goditje gjermanëve e mercenarëve që mund të vepronin prapa shpine të forcave partizane, njëkohësisht rezervë e Komandës së Brigadës…

Batalioni i IV-t në zonën e Gores dhe nënprefekturën e Dragashit në Kosovë dhe në fshatrat gjatë rrugës Morinë-Prizren me detyrë kryesore të goditen forcat gjermane e mercenare të dislokuara ose lëviznin nga Prizreni në drejtim të Dragashit për të tërhequr vemendjen e forcave partizane nga rruga kryesore Prizren-Kukës. Pra, batalioni IV-t, ka vepruar përtej kufirit shtetëror të vitit 1913. Periudha fillimit të Tetorit-17 Nëntor 1944, ka qenë periudha e goditjeve të njëra pas tjetrës të forcave gjermane e kryesore ishin në rrugën Prizren-Kukës, të cilën rrugë komanda gjermane e ka quajtur “rruga e vdekjes”. Krahas goditjeve të forcave të Brigadës 18-të Sulmuese, forcat gjermane morën goditje të njëpasnjëshme nga forcat e Brigadës V-t Sulmuese. Mbasi çliroi Gjakovën, tërë forcat i përqëndroi në drejtim të Prizrenit. Këto goditje krijuan kushte për t’i dhënë goditjen përfundimtare forcave gjermane, mercenarëve të përqëndruar në Prizren dhe të bëhej çlirimi i saj. Komanda e Brigadës V-të Sulmuese, pasi çliroi Gjakovën, merr urdhër nga komanda e Divizionit IV-t të UNÇ të Shqipërisë për çlirimin e qytetit të Prizrenit, që ishte nje nyje e rëndësishme të komunikacionit për ushtrinë gjermane. Për të realizuar këtë detyrë e vijoi në dispozicion batalioni IV-të të Brigadës 18 S, dhe Brigada e IV-t shqiptare e Kosovës.

Në zbatim tëq urdhërit pa humbur kohë, bënë vlerësimin e situatës në terrenm përqëndrimin e forcave gjermane e mercenare të përqëndruar në qytetin  e Prizrenit, mundësinë e ndihmës që mund t’ju vinte këtyre forcave. Për të realizuar me sukses, hartojnë planin e bashkëpunimit dhe goditjen përfundimtare. Komanda e Brigadës 18-të me qëllim që batalioni i IV-t që vepronte në nënprefekturën e Dragashit e në fshatrat në afërsi të kalasë së  Prizrenit, të realizonte me shumë sukses detyrën e ngarkuar, dërgon në ndihmë të zv/komandantit e brigadës sh.Petrit Dume. Goditjet filluan nga data 15, 16 dhe grushti përfundimtar ju dha në darkën e datës 16 Nëntor në të gdhirë të datës 17 Nëntor. Forcat gjermane e mercenare, u tërhoqen, qyteti i Prizrenit u çlirua. Ajo që duhet nënvizuar, partizanët çlirimtar shqiptar u pritën me një gëzim e dashuri dhe dyert e shtëpive të tyre qenë të hapura dhe u  me bujarinë e tyre.

Data 17 Nëntor 1944, ështa data historike e LANÇ që kemi çlirimin e kryeqytetit të Shqipërisë nga bijtë e saj partizan, por kjo datë, 17 Nëntor 1944, ka dhe vlerën e saj se u çlirua qyteti i Lidhjes së Prizrenit e vitit 1978… Lidhja Shqiptare ku kumboi zëri i fortë i Abdyl Frashërit, Sulejman Vokshit…

Komanda e Brigadës 18-të Sulmuese, gjatë kohës që zhvilloheshin luftimet për çlirimin e Prizrenit, përgatiti planin e goditjes së njëherëshme të forcave të garnizonit gjerman në qytetin e Kukësit, pas Çlirimit të Prizrenit. Qyteti do të sulmohej nga dy drejtime me forcat e tre batalioneve: Batalioni I-rë që ishte dislokuar në rrugën Prizren-Kukës në pritje të forcave të mundëshme gjermane që do të tërhiqeshin nga Prizreni, mbasi t’i godiste ato, pa humbur kohë të dislokohej në vendlindje të qytetit nga kodrat e Ram Hasit deri te Kulla e Lumes për të qenë në gatishmëri me sulme në drejtim të qytetit. Batalioni II-t e i III-të do të vepronin në jugperëndim të qytetit, me detyrë që të sulmonin kazermat e Kolshit, të rrethonin e të asgjesonin forcat që ndodheshin në, krijonin kushte për të sulmuar në drejtim të qytetit dhe të godisnin forcat që mund të tërhiqeshin nga qyteti.

Përgatitja për sulm do të bëhej gjatë natës të 17 Nëntorit dhe sulmi do të fillonte në mëngjesin e datës 18 Nëntor. Ky plan nuk u realizua, se gjermanët u tërhoqën natën e 17 Nëntorit duke hedhur urën e Drinit të Zi në erë. Kollona që u tërhoq u godit nga batalioni i tretë në rrugën Klosh të Shëmrisë. Çlirimi i qytetit të Kukësit megjithëse qënder e vogël administrative,kishte rëndësi të madhe se ishte qendra e Qarkut të Kukësit. Partizanët u pritën me dashuri të madhe, me respekt e bujari nga fshatarët e Kukësit.Luftëtarët dhe çlirimtarët kanë qenë nga shumë krahina: nga jugu, e Mesme, Dibra, Mati, Kukësi, Kosova etj. Këto ishin vllezërit me krahina, por kishin një ideal: Shqipëri të çliruar dhe një pushtet të dalë nga populli me votën e lirë dhe pushteti t’i shërbejë popullit të tij, të sapo dalë nga lufta.

P. CARAPULI

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here