Kreu Ditar Çlirimi i Tiranës, ngjarje e rendësishme e LANÇl

Çlirimi i Tiranës, ngjarje e rendësishme e LANÇl

61
0

Çlirimi i Tiranës është një nga ngjarjet kulmore dhe më të rëndësishme të historisë sonë të lavdishme per popullin shqiptar. Lufta për Çlirimin e kryeqytetit është një epope e vërtetë e pakrahasueshme me asnjë betejë tjetër që zhvilluan forcat tona partizane për Çlirimin e Shqipërisë. Operacioni luftarak për çlirimin e Tiranës, në historinë e LANÇl të popullit shqiptar është më i madhi dhe më i ashpri por dhe më i rëndësishëm, sepse përfundoi me çlirimin e kryeqytetit. Shumë nga pjesmarrësit e kësaj epopeje deklarojnë më plot gojën, se ai është dhe më i përgjakshmi dhe më i stuhishmi. Lufta për Çlirimin e Tiranës zhvillohej në një situatë kur trupat nazisto-gjermane të goditura rëndë nga të gjitha anët, po tërhiqeshin në panik dhe me nxitim nga Ballkani dhe luftonin për jetë a vdekje që të çanin me çdo kusht e çmim rrugën dhe të mos bllokoheshin nga ofensiva e ushtrisë sovjetike që po i drejtoheshin me shpejtësi Beogradit dhe Budapestit.

Në këto kushte kaq të renduara ushtarake, Tirana për komandën naziste-gjermane, përbënte nyjen kryesore dhe pikëmbështetjen vendimtare nga më të rëndësishmet për tërheqjen me shpejtësi të forcave naziste në Shqipëri por edhe atij 22 që po tërhiqej nga Maqedonia dhe Greqia Nje veçori tjetër e këtij operacioni ishte se ai zhvillohej edhe me element të veçantë të luftës partizane. Gjatë periudhës së luftimeve, forcat tona kryen edhe shumë veprime diversioniste në thellësi të mbrojtjes armike.

Forcat tona partizane të caktuara nga Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë NAÇl për Çlirimin e Tiranës përbëheshin nga: korparmata e parë me komandant general major Dali Ndreu, komisar colonel Hysni Kapo, me divizionin e parë komandant general major Mehmet Shehu, komisar general major Tuk Jakova me këto brigade: I, IV, XXIII si dhe brigadat: II, VIII, X, XI, XII, XV, XVII, XX dhe XXIV të Ushtrisë NAÇl dhe komisar general leitnant Arif Hasko. Në luftë me këto forca naziste: trupat naziste-gjermane të divizionit 297 të korpusit XXI, ishin të përqëndruar në Tiranë, librazhd, Elbasan, peqin, Durrës, Shijak, krujë dhe pikëmbështetje gjatë rrugëve: Strugë-Elbasan, Tiranë-Elbasan, Durrës-Tiranë-Milot, ndërsa forcat që lëviznin duke u tërhequr nëpër këto rrugë, ishin të njesive të reparteve të ndryshme të grup armatës “E” të divizionit 104, të gjuetarëve të korparmatës XXII, brigadat e fortifikuara nr.964, 966 etj.

Veç frontit të brendshëm, në planin operativ, rëndësi iu dha frontit të jashtëm, i cili parashikonte asgjesimin e armikut jo vetëm përballë, por shumë më gjërë, si Çlirimi i Elbasanit, Peqinit, Kavajës, Durrësit, Shijakut dhe të krujës, goditja dhe asgjesimi i kolonave armike gjatë rrugës së tërheqjes: Qafë-Thanë, Elbasan-Tiranë, Vorë-Milot-Shkodër. Pastrami i të gjitha zonave të frontit të jashtëm nga forcat kolaboracioniste, ballisto-zogiste e veçanërisht ato në rajonin e Prezës. Janë këto e arsye të tjera që ky operacion me të drejtë konsiderohej si vendimtar i Shtabit të Përgjithshëm dhe komandantit të saj, i cili prerë e qartë urdhëroi shtabin e korpomatës së I-rë partizane që Tirana të sulmohej e të çlirohej me çdo kusht dhe sikur veprimet luftarake të zgjasnin disa ditë. Mbi bazën e këtij urdhëri, shtabi i korpormatës mori të gjitha masat dhe realizoi me sukses detyrën e ngarkuar.

Komanda e korpormatës partizane me komandant gjeneral major Dali Ndreu, komisar Hysni Kapo dhe shtabi operativ që u krijua për drejtimin e operacionit për çlirimin e Tiranës, mbasi realizoi shumë nga detyrat luftarake, më 29 Tetor 1944 i dha urdhër divizionit të I-rë S, duke ngushtuar darën e rrethimit të armikut. Forcat e Brigadës I-rë dhe të IV-t me sulme të rrufeshme dhe kundërsulme ditën, por më shumë natën. Brenda u pykëzuan në Tiranë nga Lindja dhe Perëndimi i saj duke iu afruar qendres, ndërsa Brigada e XV S,  në bashkëveprim me Brigadën e II-të dhe XX-të, sulmuan duke zënë pozicione, duke goditur kolonat e forcave naziste gjatë rrugës Qafë-Thanë-Elbasan.

Në fazën e betejës vendimtare 11-17 Nëntor 1944, në luftimin për çlirimin e Tiranës, u futën edhe forcat e brigadës së VIII-t si dhe ato të Brigadave X, XI, XII dhe XXIV-të Sulmuese. Që në ditën e parë lufta mori karakter tepër të ashpër, me sulme dhe kundërsulme deri në trup më trup. Qyteti ndizej flakë nga zjarri i armëve partizane dhe naziste, i bombave të dorës, granathedhsave Panzer-Fuz (naziste) predhave të artilerisë dhe i shisheve me lëndë djegëse. Kuadrot e partizanët treguan akte të larta trimërie dhe heroizmi masiv. Armiku nuk gjente vrimë ku të futej dhe ishte i demoralizuar, sidomos pas datës 15 Nëntor 1944 forcat tona izoluan plotësisht nazistët gjermanë, duke mbyllur të gjitha shtigjet dhe rrugët e tërheqjes. Në këtë situatë të ndezur luftarake, kontributi i popullit të kryeqytetit si bastion gjatë gjithë LANÇl ishte i jashtëzakonshëm. Duke iu përgjigjur thirrjes së Komitetit Qarkor të Partisë me në krye Gogo Nushin, Tiranë u ngrit e gjitha në këmbë dhe tregoi trimëri dhe atdhedashuri të pakufishme. Ajo që në ditët e para strehoi, ushqeu dhe tregoi gatishmëri në mjekimin e partizanëve të plagosur, u bë një me partizanet  në realizimin e detyrave luftarake. U krijoi shumë lehtësi, ndërtoi barrikada të pakalueshme dhe ju dha çdo ndihmë partizanëve çlirimtarë. Populli i Tiranës gjatë LANÇl-it krijuan një terren patriotik ku u bë i mundur Çlirimi i Tiranës më 17 Nëntor 1944.

Populli shqiptar i dha Atdheut 28 mijë Dëshmorë, nga të cilët 327 i përkasin popullit të trevës së Pezës Martire, prej të cileve 24 ishin gra dhe vajza me në krye nënë Heroinën e Popullit Mine Peza, të cilën e pasoi djali i saj Qazim Bilali në luftën kundër nazistëve gjermanë në Qafën e Kallmit të Pezës më 5 Nëntor 1943 ku edhe ra Dëshmor i Atdheut sëbashku me Bajram Roshin nga Peza dhe partizanin Italian Luigji Galiano, të cilët ishin efektivë të batalionit të parë të grupit partizabn të Pezës; pionieri 14 vjeçar, Heroi i Popullit Met Hasa dhe Heronjtë e Popullit Kajo Karafili, Mihal Duri dhe maliq Muça e shumë Heronj të heshtur të pashpallur.

Gjatë natës, duke u gdhirë 17 Nëntor 1944, forcat naziste mundën të tërhiqeshin në panik  në drejtim të Shkodrës, me humbje shumë të rënda duke lënë në Tiranë dhe në Mushqeta mbi 3000 të vrarë midis tyre tre kolonelë dhe shumë oficerë të tjerë dhe ushtarë. Mbi 500 nazistë gjermanë dhe mbi 400-500 ballistë e zogistë u zunë robër, u shkatërruan shumë tanke, mitroloza dhe një sasi e konsiderueshme materialesh luftarake. Ndërsa nga ana jonë ranë duke luftuar me heroizëm 227 partizanë dhe kuadro, ish efektivë të brigadave pjesmarrëse në këtë betejë luftarake për Çlirimin e Tiranës. Në mëngjesin e 17 Nëntorit 1944, Tirana kryeqyteti ynë i dashur, që me të drejtë është dekoruar me dekretin nr.4600, 24-11.1969 “Hero i Popullit”. Rrugët dhe sheshet e saj u mbushën nga populli sëbashku me çlirimtarët që gëzonin fitoren e shumëpritur. Ky operacion nxorri edhe një herë në dritë, tiparet bazë të Ushtrisë sonë UNÇ si ushtri partizane, si ushtri e tipit të ri. Organizimin dhe përgatitjen e lartë të njesive dhe reparteve UNÇLSH, aftësitë e rralla drejtuese dhe komanduese të kuadrove të të gjitha rangjeve, për drejtimin e luftimeve e brenda në qytet, shpirtin e lartë sulmues, atë të atdhedashurisë, të trimërisë, sakrificat dhe heroizmin masiv të të gjithë efektivit.

Lavdi Dëshmorëve që dhanë jetën e tyre më 17 Nëntor 1944 dhe 74 vjetorit të Çlirimit të Tiranës!

SHERBET KARULI

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here