Kreu Aktualitet Ngrihen grupet e punës për shpronësimet te “Unaza e Re”

Ngrihen grupet e punës për shpronësimet te “Unaza e Re”

127
0

Drejtori i ARSH-së Afrim Qendro ka urdhëruar ngritjen e tre grupeve pune për shpronësimet që parashikohen të bëhen nga projekti i rehabilitimit të segmentit rrugor nga “Sheshi Shqiponja” deri të mbikalimi pranë “Pallatit me Shigjeta”.

Grupet drejtohen nga Ermal Shena, Olsi Mema e Ilir Gjorga dhe kanë secili nga 8 anëtarë.

Sipas urdhrit, dorëzimet e kërkesave për shpronësim, parashikohet të bëhen brenda muajit dhjetor.

Detyrat e grupeve, sipas urdhrit që mban firmën e kreut të ARSH-së, janë:

Matja dhe vlerësimi i të gjitha pasurive që preken nga projekti.

Kryerja e të gjitha korrespondencave me institucionet shtetërore për marrjen e dokumentacionit dhe konfirmimeve që nevojiten për plotësimin e kërkesës për shpronësim.

Plotësimin e kërkesës për shpronësim për të gjitha pasuritë pronë private sipas legjislacionit në fuqi.

Dorëzimin e kërkesës për shpronësim brenda muajit dhjetor.

Në bashkëpunim me institucionet shtetërore, të kryejnë matjet, vlerësimin si dhe përgatitjen e dokumentacionit tekniko-ligjo për kalimin kapital për të gjitha pasuritë shtetërore që preken nga projekti i zbatimit.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here