Kreu Aktualitet Ata që kërkojnë vetëm gjak

Ata që kërkojnë vetëm gjak

193
0

Si në pushtet, ashtu edhe në opozitë, Berisha me të besuarin e tij në krye të Partisë Demokratike dhe të “21 Janarit” kërkojnë gjakun e këtij populli, dikur për të ruajtur karrigen, e sot për të mbrojtur çdo lloj kauze që iu jep atyre revansh. Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe edhe sot, kur në mes të kryeqytetit ata përdorën çdo mjet për të arritur qëllimin e tyre, përgjakjen e protestës, e cila këtë herë kishte për bazë harbutërinë ndaj çdo ligji, rregulli a norme shoqërore, pasi kërkohej një e drejtë që nuk ekziston, dëmshpërblimi për zaptimin e një prone që nuk i takon. Gjatë gjithë dinamikës të infiltruarit në krye të së saj, një pjesë emra të njohur të PD, bënë çmos që protestës t’i dilte tymi, teksa me deklaratat e tyre i hidhnin edhe më benzinë zjarrit, vetëm e vetëm që në fund të kishin “fitoren” në anën e tyre. E kur askush nuk doli i fituar prej saj, ata u përpoqën të përbaltin heronjtë e vërtetë, ata që i qëndruan në ballë protestës dhe e paguan me gjakun e tyre, në përpjekje për të mos lënduar askënd e për të mos përsëritur asnjë prej episodeve të dhimbshme që ky popull mban mbi kurriz, edhe pse përballë përshfaqeshin dhunshëm persona të porositur për tu sjellë si huliganë. Ish-Kryeministri që mban në ndërgjegjen e tij 4 të vrarët e 21 Janarit dhe po ashtu mbajti në gji xhelatët e tyre e kryexhelatin e ka sot pasuesin e tij në parti, guxoi deri aty sa të ndyjë gishtat e tij digjitalë duke e shpallur ndrikull efektiven Ina Nuka, vajzën që ka vetëm 24 vite mbi supe dhe i bëri ballë protestës nga e cila mori plagën që do e shoqërojë përgjatë gjithë jetës së saj. Ndërsa kreu i PD nuk ndalet me kaq, por tenton me çdo mënyrë të “cmitizojë” oficeren e plagosur, duke nxjerrë nga goja monstruozitete nga më të ndryshmet, e madje duke e kthyer atë nga viktimë në fajtore. E gjitha kjo pasi bilanci i kësaj proteste, nga më të shëmtuarat e viteve të fundit ku edhe përkrahja nga vetë deputetët e opozitës e damkosi si të paprecedentë në historinë e gjatë të protestave të popullit shqiptar, nuk ishte në anën e tyre. Nuk kishte mjaftueshëm gjak që ata të akuzonin Policinë dhe drejtuesit e saj, apo vetë Kryeministrin si provokuese të dhunës. Kryeopozitarët përfunduan të merreshin me gishtat e një vajze që e përfaqësoi me dinjitet uniformë që mbante, por do hasë gjithë jetën e mëtejshme të saj në vështirësi deri edhe për tu bërë nënë, pasi nuk do mund të mbajë dot si çdo prind në krahë fëmijën e saj. /a.m.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here