Kreu Aktualitet Kryeministri Rama kujdeset për mjekimin e Inës

Kryeministri Rama kujdeset për mjekimin e Inës

85
0

Kryeministri Edi Rama i cili vizitoi mbrëmë efektiven e Policisë të plagosur dje në krye të detyrës në protestën e zhvilluar para Parlamentit nga banorët e Unazës së re, është kujdesur për të gjitha procedurat e kurimit të plagës që mori në dorën e djathtë nga shpërthimi i cili mund ti merrte asaj edhe jetën një ditë më parë. Përmes një videoje të publikuar në profilin e tij në “Facebook”, Kryeministri Rama shprehet se Ina do të niset ditën e sotme drejt Stambollit ku do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale me qëllim rikthimin e funksionimit të gishtave që humbi gjatë përleshjes me protestuesit. “Ina është një vajzë fantastike, që i përballon me buzëqeshjen e njeriut superkurajoz pasojat e krimit brutal mbi të. Në Policinë e Shtetit ajo s’ka hyrë për të bërë një punë, po për një pasion të ushqyer me nota të larta në shkollë, e me stërvitje të përditshme në vijim. Sapo i thashë se gjithçka po bëhet gati për një operacion të gjatë e të vështirë në Stamboll dhe do ta nisim nesër. Më kërkoi t’i premtoj se kur të rimarrë kontrollin mbi duart, do të bëjmë një ndeshje. Patjetër Ina, të shkuara dhe krenar për ty!” shprehet Rama.

Kryeministri i është përgjigjur edhe opozitës, si dhe të gjithë atyre që akuzojnë strukturat drejtuese të Policisë duke spekuluar se efektivja e plagosur ishte e patrajnuar, pra duke bërë vetë atë me faj për atë që i ndodhi, duke iu kundërpërgjigjur një prej komentuesve në faqen e tij: “Më fal i dashur po paske folur si një veshgjatë i madh zotrote dhe studimi i videos të paska shkuar huq, ngaqë ke dëgjuar si duket atë veshgjatin e madh fare në krye të opozitës pa kokë, kur tha se vajza është e patrajnuar. Qe ta marrësh vesh ti, lënda plasëse i ka hyrë vajzës në qafë, brenda shallit të uniformës dhe lavdi Zotit që ajo e ka nxjerrë me dorë menjëherë, se s’do jetonte më tani që ti e unë po llafosemi. Dhe kjo vajza, që ta mësosh ti, ka qenë studente shumë e mirë dhe është kaq e stërvitur sa do më pëlqente t’i dilje njëherë përpara e të të shihja kur të ta puthiste njërin nga veshët e gjatë pas tokës sa të hapje e mbyllje sytë. Nuk po zgjatem me veshgjatësitë e tjera që ke shkruar, po shiko mos e gjen gjëkundi në ndonjë cep, brenda vetes, një pike turpi për gjithçka ke shkruar, e sidomos për ato konstatimet veshegjateske si shef kuadri në fund”, shprehet Rama.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here